Resepktimi i nëntorit si afat përfundimtar për ndryshimet kushtetuese, do të jetë sfidë e madhe për vendin vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani duke pasur parasysh kryeneçësinë e VMRO-së për t’i kundërshtuar deri në fund të ndryshimet.
Selmani edhe përkudnër rrezikut të lartë që vendi të humbasë biletën europiane, shprehet optimist se në nëntor më së voni dhjetor partitë politike do të vënë para interesin e shtetit dhe përmbushin ndryshimin e kushtetutës.
“Për sa i përket arritjes së ndryshimeve kushtetuese deri në nëntor përbën një nga sfidat bazë dhe përfundimtare për sa i përket pritjes së gjatë të qytetarëve Pashtu edhe situatës së rëndë ekonomike. Të gjitha këto përplasje pozitë opozitë që mbrenda këtyre tre decenieve i kemi dëgjuar, poashtu edhe kryeneqësia e VMRO-së, fatkeqësisht akoma përbën rrezik për vet shtetin dhe pritjet e gjata të qytetarëve për të aderuar në BE. Poashtu kemi shpresa se do të arrihet marrëveshje midis këtyre partive politike dhe numrave e cila gjithë kjo betejë politike që po ndodh aktualisht, normal se do të arrijë në një konsenzus të përbashkët”, u shpreh profesori i së drejtës juridike Bashkim Selmani.
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…
Qeveria merr vendim kolektiv, vendimet nuk janë individuale, theksoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska…
“Vendimet e qeverisë janë kolektive dhe jo individuale”, kështu u përgjigj sot ministrja e Financave,…
Është me interes pubik që të dihet se çfarë kuadro ka partia Besa, respektivisht për…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e saj për reagimin e fortë që po…
Bashkimi Demokratik për Integrim sot mbajti mbledhjen e përgjithshme të partisë në Gostivar. Kreu i…