Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Rusia përmes Serbisë provon të nxisë tensione në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë: Ndikimi vazhdimisht po rritet
    BOTA

    Rusia përmes Serbisë provon të nxisë tensione në Kosovë, ekspertët ndërkombëtarë: Ndikimi vazhdimisht po rritet

    13/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës tregojnë se përmes Serbisë, Rusia po provon që ta destabilizojë jo vetëm Kosovën por tërë rajonin e Ballkanit.

    Profesorë ndërkombëtarë thonë se duke i nxitur problemet që ekzistojnë në vendet e ish – Jugosllavisë, Rusia synon të përçajë unitetin e BE-së për luftën në Ukrainë.Lufta në Ukrainë ka ndryshuar trendët politikë edhe në Ballkan. Raportet e publikuara nga organizata vendore e ndërkombëtare ndër vite flasin për ndikimin e Rusisë në politikat e vendeve të ish –Jugosllavisë, përmes Serbisë.

    Në rastin e Kosovës këtë e ka ushtruar më së shumti përmes dialogut Kosovë-Serbi, duke e provuar ta minimizojë rolin e BE si ndërmjetësues i dialogut. E në anën tjetër edhe Serbia ka kërkuar ndërmjetësimin e Rusisë në këtë dialog.

    Trazirat e fundit në komunat veriore të Kosovës, kanë sjellë ndërmjetësuesit amerikanë dhe evropianë, për të bindur qeverinë e Kosovës, që të shtensionojë situatën atje, thonë profesorët ndërkombëtarë.

    Profesoresha në Universitetin e Nju Jorkut, Anna Di Lellio, tha për Radio Kosovën se Rusia, përmes Serbisë, provon të nxisë situatatensionuese në Kosovë.

    “Kjo është një situatë e re dhe më duhet ta them, që ka një luftë në Ukrainë dhe Rusia do të përdorë Kosovën dhe Ballkanin si “Kalin e Trojës” për ta destabilizuar Evropën. Pra kjo është mjaft delikate dhe çdo gabim mund të çojë drejt destabilizimit. BE-ja nuk ka nevojë për këtë, as BE-ja e as SHBA-ja, sepse ata janë të përfshirë në një luftë të madhe që po ndodh në Ukrainë”, ka thënë Di Lellio.

    Stefano Bianchini, profesor i politikës dhe historisë së Evropës Lindore në Universitetin e Bolonjës, thotë për Radio Kosovën se Kosova ka lidhje të ngushtë më SHBA-në dhe mendon që ndikimi rus është kufizues.

    “Mendoj që Rusia po i shfrytëzon vetëm problemet e brendshme që janë në rajonin e Ballkanit për të krijuar tensione në rajon. Roli i Rusisë në këtë kontekst është margjinal, sepse është fakt i rëndësishëm që të gjitha vendet e Ballkanit, përjashtuar Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën, janë anëtare të NATO-ës. Kosova nuk është anëtare e NATO-ës, por është e lidhur ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kjo krijon kushte që Rusia të ketë rol shumë kufizues, ose periferik në rajon. Rusia mund të përkujdeset që t’i mbajë të ndezur tensionet që tashmë ekzistojnë në rajon, dhe origjina e të cilave thashë, është vetëm lokale”, ka thënë Bianchini.

    Ndërsa ekspertë të sigurisë në vend kanë paralajmëruar së ndikimi i Rusisë në Kosovë vazhdimisht po rritet.

    Previous ArticleAbazoviç kritika Kurtit: Situata në Veri i ka shërbyer Serbisë
    Next Article Getinjo feston ditëlindjen, nuk duhet humbur dedikimi romantik i Vivien

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.