Modelja, Vivien Thano dhe reperi i njohur, Getinjo kanë qënë jo pak në vëmendjen e mediave rozë.
Ata krijuan lidhjen e tyre të dashurisë teksa të dy ishin pjesë e formatit “Big Brother VIP”.
Mirëpo pak pas daljes së tyre ata janë përfolur për një ndarje të mundshme.
Mungesa e postimeve së bashku ka mjaftuar për të nxitur akoma më tepër këto dyshime ku më pas dyshja ka konfirmuar ndarjen.
Vetëm pak ditë më parë, Getinjo dhe Vivien janë rikthyer sërish tek njëri-tjetri, por jo vetëm kaq.
Ditën e sotme reperi feston ditëlindjen, dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kishte si të mungonte një dedikim romantik nga Vivien.
“Gëzuar ditëlindjen tuni im!”, shkruan Viven krahas një foto me Getin.