Klubi i futbollit KF.Pirok nga fshati Pirok përmes një postimi në faqen e tyre në FB kanë paralajmëruar padi ndaj gjygjtarëve për referim tendencioz, ofendim ndaj lojtarëve dhe favorizim. Sipas burimeve të Top24 ankesës së klubit të K.F Pirok i është bashkangjitur edhe KF.Besa, KF Rufeja, KF Shemshova, KF Dobroshti të cilat në vazhdimësi i kanë adresuar ankesa LFK-së – Tetovë por nga aty nuk ka pasur reagim.
Reagimi i plotë i KF Pirok
Duke patur parasysh qëllimin tonë si Klub dhe përkrahjen maksimale që i ja japim Ligës Komunale Tetovë, nuk na mbet gjë tjetër përpos të bëjmë këtë reagim ndaj referimeve skandaloze që na ndodhin. Situata që krijohen në vazhdimësi në dëm të K.F. Pirok.
Një gjë e tillë ndodhi edhe sot në ndeshjen kundër K.F. Sharrit.
K.F. Pirok, dominoi tërësisht lojën, edhe pse në momente kyçe kur ne duhej të kalonim në epërsi, ndodhnin referime që kalojnë çdo kuptim.
Në tre raste nuk u akorduan penalti të pastërta, edhe ate, në minutën e 50, ndaj Besart Ali, aq më tepër lojtari i jonë u ndëshkua me karton të verdhe për simulim, e që skishte të bëj me një gjë të tillë. Në minutën e 67 ndërhyrje e vrazhdtë në zonën e ndaluar poashtu ndaj të njejtit lojtar, e që prap nuk u sanksionua dhe nuk u akordua penalti. Në minutën e 85 ndërhyrje rëndë në zonën e ndaluar ndaj Adis Pajazitit, dhe prap pa sanksionim dhe penalti.
K.F. Pirok pranoj gol nga një lojë tejet diskutabile, në cepin e 16 metërshit, mbrojtësi jonë Naim Xhelili pësoj një ndërhyrje me bryl nga lojtari kundërshtar, ndërsa referi kryesor as që konsideroj ta ndaloj lojën edhe pse të gjith lojtarët kërkuan që loja të ndalet për ti dhënë ndihmë.Nga vazhdimi i lojës ra edhe goli.
Ndeshja filloi me 10 minuta vonesë, ndërsa nuk e priti fundin e duhur, pasi që referi kryesor e pa të arsyeshme që loja e futbollit të zgjasë 85 minuta, e jo 90 dhe minutat shtesë.
Aq më tepër, lojtarit tonë Adem Muharemi me pa të drejtë i dha karton të kuq pas mbarimit të ndeshjes, kinse i njeti e ka ofenduar referin.
Ky reagim vjen si rezultat i referimeve skandaloze në disa ndeshje me radhë, ndërsa ne si Kryesi, me këtë paralajmërojmë ankesë jo vetëm te Lidhja Futbollistike Tetovë, por edhe te instancat më të larta të FFM-së.
Klubet që garojnë në Ligën Komunale, në fillim të kampionatit, por edhe në çdo mbledhje që e mbajmë në LFK Tetovë, zotohen që do të kenë lojë fer dhe korrektësi, dhe shyqir zotit u përmbahen premtimeve, por asesi të bëjnë të njejtën gjë referët. Nuk e dim pse por vazhdon avazi i vjetër, i njejti që solli moafunksionimin e LFK-së, për vite me radhë dhe i njejti avaz që krijonte tensione nëpër ndeshje.
K.F. Pirok, është klub serioz, aq sa se ka të shoqin, në çdo aspekt, me ferplay, me organizim, me financa, me lojtar, me infrastrukturë me të gjitha tiparet që ndoshta edhe klube të ligës së parë nuk i kanë, por e gjitha kjo është e kotë nëse ndodhin gjëra të tilla.
Është shumë e vërtetë që me lojën që treguam sot, dhe që kemi treguar në gjashtë xhirot e fundit jemi dominant ndaj ekipeve tjera, dhe kemi ambicie të garojmë në ligën e 3-të, por vetëm me meritë, jo me intriga.
Do të ishte edhe më korrekte sikur të tregoheshin gjërat, nëse ka tendenca, atëher as ne nuk do të investonim, do të linim që vetëm liga të zhvillohet sa për sy e faqe.
Loja e futbollit është e tillë, duhet seriozitet dhe fairplay jo si sot.
Njëherit, falimenderojmë ekipin e K.F.Sharrit për mikpritjen dhe lojën korrekte. Besoj që as ato nuk u gëzohen fitoreve të tilla, por sidoqoftë Urime dhe suksese në lojat tjera, e gjithashtu ju mirëpresim në lojën kthyese dhe Ju oremtojmë që do të ndjeheni edhe më mirë se në shtëpinë tuaj.
K.F. Pirok, këtë reagim nuk e len vetëm si postim fejsbuku por ju sigurojmë të gjithve që në ditët në vijim do të dorëzojmë ANKESË oficiale duke i paguar të gjitha taksat.
Sa për fund,
Ju i kurajojmë të gjithë ekipeve tjera që nuk do të jenë të knaqura me referimet (kuptohet me bazë), administrata e K.F. Pirok, do të ju ndihmoj që në mënyrë profesionale ti shkruaj ankesat.
Edhe …
Fatëmorsisht loja është komplet e inçizuar dhe kemi edhe dokumentim të gjith kësaj që shkruajtëm sot, e që do ta shkruajm edhe më tepër nesër.
Lojtarë të K.F. Pirok, Ju jeni shembull për fairplay, jeni metëvërtet lojtarë që nuk e meritoni të luani në këtë rang, por në ligat më lart.