Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, në Click Plus në TV21 tha se opozita shqiptare është e sinkronizuar me VMRO-në sa i përket kornizës negociuese dhe heqjes së balancuesit. “Janë të sinkronizuar plotësisht me atë që proklamojnë VMRO-DPMNE në opinion, në dy çështje thelbësore, vetë thonë se do të duhet të rinegociojmë kornizën negociuese me Brukselin. Eksponentët e juaj, zotëri Taravari e ka thënë, zotëri Mexhiti. Deklaratat janë publike. Eksponentët e opozitës, përfshirë edhe kandidatin për president e ka të njëjtin qëndrim sa i përket kornizës negociuese”, nënvizoi Ademi.
Author: BILD
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, deputeti Arbër Ademi në emisionin “Click Plus” në TV21, duke folur për aktualitetin politik në vend, mestjerash tha se Marrëveshja e Ohrit në Kushtetutën aktuale garanton konsensualitet dhe si rrjedhojë, kritikoi idenë e kandidatit për president nga opozita, Arben Taravari, për një Kushtetutë të re. “Çka është diçka që vlen të debatohet është koncepti i shtetit qytetar të cilën e promovon z.Taravari, pra Marrëveshja e Ohrit dhe gjitha ajo çfarë është sanksionuar me Marrëveshjen e Ohrit, pra e ka zhbërë në një situatë të këtillë paraprake, pra koncepti qytetar si i tillë promovohet edhe…
Kreshnik Bekteshi nga radhët e BDI-së, sonte në Click Plus në TV21 ku po diskutohet për zgjedhjet presidenciale, potencoi se kandidati për president i Frontit Evropain Bujar Osmani ka program të veçantë për zgjedhjet presidenciale dhe kjo e dëshmon profesionalizmin e Bujar Osmani. “Taravari duhet të dijë që programi presidencial dallon nga programi qeveritar. Bujar Osmani ka program të veçantë për zgjedhjet presidenciale dhe kjo e dëshmon profesionalizmin e z.Osmani”, tha mes tjerash Kreshnik Bekteshi.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte i ftuar në emisionin Click Plus në TV21 ku po diskutohet për zgjedhjet presidenciale në fillim të emisionit prezantoi programin e kandidatit për president të Frontit Evropian Bujar Osmani. Bekteshi potencoi se në dekalogun e presidentit Bujari fokusi kryesor është rritja e standardit të qytetarëve, zhvillimi ekonomik, duke shtuar se çdo detyrë e presidentit është edhe tërheqja e investimeve të huaja.
Lidhur me formimin e Frontit Europian me parti nga të gjitha etnitetet në vend, Grubi për Politikanti ka theksuar se ky front nuk ka qenë e lehtë të realizohet pasiqë Ahmeti me muaj ka bërë bisedime me shumë parti politike për formimin e Frontit Europian. Më tej ai ka theksuar se ky front do të vazhdojë të zgjerohet sepse nuk do të ndalojë me kaq. Sipas Grubit, Ahmeti planifikon të bëj bashkë edhe parti vllehe dhe maqedonase. https://www.facebook.com/ArtanGrubi/videos/947633453357304
Zëvendës kryeministri Artan Grubi në një intervistë për Politikanti me Saso Ordanoski dhe Borjan Jovanovski kanë diskutuar për atë se pse pikërisht ai ishte pjesë e komitetit për ndërtimin e Korridorit 8. Grubi më tej ka sqaruar se në atë përbërje të komitetit ai ka qenë vetëm kordinator derisa për anëtar të komitetit kanë qenë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, i Financave, drejtori i Ndërmarjes shtetërore për rrugë etj. Duke shtuar se në përbërjet e kaluara të qeverive nuk ka pasur asnjë lëvizje pozitive për ndërtimin e Korridorit 8 dhe rrugës drejt Bllacës, kurse ky Komitet ka shtyrë përpara…
Në një ngjarje që shënon një moment historik për Bashkësinë Fetare Islame, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë të ditur se pas 40 vitesh nga themelimi i Medresesë dhe pas shumë gjeneratave të medresantëve, kabineti qeverisës ka dorëzuar aktvendimin për verifikimin e mësimit në medresenë “Isa Beu” në Shkup. Ky veprim u realizua në prani të Kryetarit të BFI-së, z. Shaqir Fetahu, dhe kolegëve të tij nga BFI, duke simbolizuar jo vetëm përfundimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, por edhe pritjen e festës së Bajramit me një lajm të gëzueshëm. Z. Grubi shprehu urimet e tij për të gjithë, duke…
Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje (04.08.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 135 gjoba. Nga të cilat gjashtë sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, tri sanksione për kalim në semafor të kuq, 23 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve…
Partia Demkratike Shqiptare përmes një komunikate për media ka dënuar ashpër gjuhën e kandidatit të president nga koalicioni VLEN, Arben Taravarit lidhur me deklaratën e tij për ndryshimet kushtetuese. “Taravari i cili në mes tjerave thotë se“…ta bëjmë qeverinë e pastaj brenda 6 mujve ti bëjmë ndryshimet kushtetuese…”. Kjo nuk paraqet asgjë tjetër përveç se ai grupim i ashtuquajtur vLEN nuk ka asnjë qëllim tjetër, përveçse grupi rreth Taravarit të akomodohet në pushtet dhe rruga për integrim në BE të ngelë e bllokuar njejtë siç deklarohet edhe VMRO-ja e Mickovskit. Qytetarët shqiptar dhe të tjerë me votën e tyre për…
Moti sot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 22 deri në 28 gradë. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 28 gradë Celsiusë.