Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar katër ndeshje të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Evropës. Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha është për ethet e garës së dytë evropiane për ekipe. Sot janë në orar për t’u zhvilluar të katër ndeshjet e fazës çerekfinale dhe secila është më e fortë apo më interesante se tjetra. Ndeshja më interesante padyshim do të jetë ajo në mes të dy klubeve italiane, ku Milani e pret Romën. Quarter-finals 🔜😍#UEL pic.twitter.com/JpAOotGnHX— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 8, 2024 Perballje e fortë pritet…
Author: BILD
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të të moderuar. Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Komunikacioni në rrugën Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është hapur për qarkullim që nga 1 prilli 2024 për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë. Nga atje u rekomandojnë shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të…
Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian. Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015. Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve. Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre. Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit. Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra…
Sara Gjordeni jave me parë është skualifikuar nga ‘Big Brother VIP Albania’ pas një përballje të ashpër me Françeskën. Andaj ajo është pyetur nga ndjekësit se “Do futësh në ‘BB’ përsëri?” shkruan “Kosovarja”. Kurse përgjigjja e Sarës ishte “Si mendoni ju pas gjithçkaje qe kam kaluar në atë big, duhet të kthehem”. Mesa duket Sara paska ndarë mendjen qe rrugëtimin në atë reality show të përmbyll qe pas daljes.
Palestinezët në Rafah kanë folur për programin Gaza Lifeline të BBC Arabe, për ndryshimin midis festës së Fitër Bajramit të këtij viti dhe festimeve të mëparshme. Haroun Al-Medallal thotë se “megjithë dhimbjen, shkatërrimin, zhvendosjen dhe granatimet e vazhdueshme nga ushtria izraelite, ne jemi një popull që do jetë”. Duke folur nga një strehë në Rafah, ai thotë se disa gra palestineze po bëjnë biskota ndërsa përpiqen të bëjnë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve jetimë që kanë humbur prindërit dhe shtëpitë e tyre. Alaa al-Eddah në mënyrë të ngjashme thotë për BBC se “trishtimi i kapërcen të gjithë” për shkak…
Kandidati për president nga rradhët e Frontit Europian Bujar Osmani për emisionin “Pressing” në Klan Mqedonia, ka theksuar rëndësinë e ndryshimit pozitiv për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Duke u shprehur kundër platformave politike që bazohen vetëm në opozicion ndaj të tjerëve, Osmani ka vënë në dukje se shqiptarët e Maqedonisë kanë përjetuar një përmirësim të dukshëm në jetën e tyre gjatë 22 viteve të fundit. Osmani ka kujtuar se si, para dy dekadash, shqiptarët ishin përjashtuar nga institucionet publike dhe shtetërore, duke zënë vetëm 0.2 për qind të tyre. Sot, situata ka ndryshuar rrënjësisht, me shqiptarët që jo…
Zëvendëskryeministri Artan Grubi, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Ftër Bajramit.Ai ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim rreth vlerave të besimit dhe solidaritetit. Duke u adresuar besimtarëve, Grubi ka theksuar rëndësinë e devotshmërisë dhe respektit ndërnjerëzor, të cilat janë thelbësore për paqen shpirtërore. “Le të reflektojmë mbi vlerat e besimit, devotshmërisë, solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor që na e freskuan shpirtin gjatë muajit të bekuar të Ramazanit,” tha Grubi. Ai shtoi se këto vlera janë “garancë e vetme e paqes sonë shpirtërore” dhe duhet të jenë udhërrëfyes në çdo moment të jetës.…
Kandidati i Frontit Europian për zgjedhjet Presidenciale, Bujar Osmani, në emisionin Pressing me Leonard Kerqukin në Tv Klan Macedonia, tha se plani 9 pikësh po keqpërdoret për fushatë dhe është luftë hibride, pasi si kryesues i OSBE-së gjithmonë ka ndihmuar në faktorizimin e Kosovës në sferën ndërkombëtare. Osmani tha se ai është gjysëm kosovar, ndaj lidhja e tij me Kosovën është dhe familjare përveç se asaj politike. “Unë jam gjysëm Kosovar, gjysmën e familjes e kam në Kosovë dhe si nismë e OSBE-së unë më 26 maj kam qenë në Prishtinë gjatë gjithë ditës me z.Albin Kurti dhe po e…
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin Click Plus foli edhe për kontributin e kandidatit për president të Frontit Evropain Bujar Osmanit për Kosovën. Bekteshi potencoi se në Mitrovicë opozita i vendos vetë posteret dhe mandej bëjnë propagandë, duke shtuar se kontributi i Bujar Osmanit për Kosovën si ministër i Jashtëm është shumë i madh. “Ka pasur tentime për ndërhyrje edhe në zgjedhjet tjera. Këto propaganda nuk kalojnë. Sidomos pjesa të cilën opozita mundohet të prezentojë me disa postera në Mitrovicë të cilat Bekim Qoku shkon vetë i vendos dhe pastaj i fotografon dhe pastaj bëni propagandë. Sa…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në Click Plus në TV21 tha se Fronit Evropian i fiton bindshëm zgjedhjet. Mes tjerash shtoi se opozita shqiptare humbjen do ta ketë aq të madhe sa që nuk i ndihmon as Nikolla Gruevski e as Hristijan Mickoski. “Opozita shqiptare humbjen do ta ketë aq të madhe sa nuk i ndihmon as Gruevski e as Mickoski”, tha Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin Click Plus.