Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë
    RAJON

    Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

    31/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili është njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, në intervistë për RTK, deklaroi se e kupton dëshirën e kryeministrit Albin Kurti për të ushtruar autorizimet ligjore në tërë Kosovën.

    “Kjo në fakt është dakorduar edhe nga Serbia me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”, tha Serwer duke shtuar se është e qartë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është duke bashkëpunuar dhe përkundrazi, ka krijuar një situatë ku Kosova është braktisur nga aleati më i fuqishëm i saj, SHBA-ja.

    “Nuk pajtohem me amerikanët për atë se çfarë po bëjnë, por duhet të jemi realist se Kosova ka nevojë për pranimin nga BE-ja dhe SHBA-ja për të gjitha veprimet që do të ndërmarrë në vijim”, tha profesori Serwer.

    Ai u shpreh në këtë intervistë se më pas, Kosova ka nevojë për pranim nga popullata serbe në veri. Serwer nuk pret që kryetarët e rinj të komunave të jenë në gjendje të ushtrojnë autoritete pa këtë pranim.

    Sipas tij nuk është me rëndësi se në cilat objekte do të qeverisin apo do të punojnë. “Por besoj se është me rëndësi që të qeverisin në mënyrë efektive”, tha Serwer.

    Më tej ai theksoi është i bindur se do të ketë shumë presion mbi ta që të realizojnë punë për komunitetin serb. “Do të ketë presione dhe tek Kurti për t’ju ofruar resurset e nevojshme, por gjëja kryesore është që tashmë të dilet nga ky lëmsh”, tha Serwer në këtë intervistë.

    Profesori amerikan tha se Beogradi e ka kaluar Kosovën me anë të banditëve dhe ata nuk janë kritikuar nga amerikanët për sulmet e tyre ndaj trupave të KFOR-it. “Dhe kjo nuk është fare gjë e mirë”, tha Serwer.

    I pyetur se si e shpjegon situatën kur mbajtja e zgjedhjeve nuk është kritikuar, por madje janë cilësuar si të ligjshme dhe të mbajtura në mënyrë të rregullt, ndërkohë që tani SHBA paralajmëron masa ndaj Kosovës, profesori Serwer tha se amerikanët po e mbështesin Beogradin 100%.

    “Besoj që amerikanët po e mbështesin Beogradin 100% në këtë situatë. Nuk i kanë kritikuar sulmet e banditëve, nuk e kanë kritikuar Serbinë. Amerika ka dalë në anën e këtij ekuacioni 100 për qind”, tha profesori Serwer.

    Sipas tij, duhet të ketë një lloj de-eskalimi. “Nuk jam në terren, nuk arrij të flas me njerëzit që të di më saktësi se cili do të ishte veprimi, por supozoj që nëse amerikanët kërkojnë që kryetarët të qëndrojë në objekt tjetër, nuk besoj se ky është problemi më i madh në botë”, tha ai. “E shoh si problem kërkesën e tërheqjes së Policisë së Kosovës”.Profesori Serwer tha se përshtypja e tij është se ka pasur dhunë minimale nga policia, derisa dhunë maksimale ka pasur nga serbët, e sidomos dje (e hënë)./RTK

    Previous Article“Tensionet në veri të Kosovës show politik”, Rama: Ushtria serbe ka zero fuqi, nuk bën dot asgjë
    Next Article Mbaron pushimi/ FC Shkupi sot ndez motorët për garat e Ligës së Konferencës

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.