Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Shqipëria mposht Azerbajxhanin me rezultatin 3-1 dhe mbyll përgatitjet në Austri për EURO 2024
    SPORT

    Shqipëria mposht Azerbajxhanin me rezultatin 3-1 dhe mbyll përgatitjet në Austri për EURO 2024

    08/06/2024
    Facebook Twitter Email

    Shqipëria fitoi edhe ndeshjen e dytë miqësore ndaj Azerbajxhanit në “Haladas Sportkomplexum” me rezultatin 3-1. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe golat i shënuan Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Qazim Laçi.

    Shqipëria e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Azerbajxhanit: Thomas Strakosha (GK), Elseid Hysaj, Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti (C), Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Nedim Bajrami, Taulant Seferi, Jasir Asani dhe Armando Broja.

    Shqipëria dominoi takimin që në startin e ndeshjes dhe kuqezinjtë e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 11-të. Nedim Bajrami realizoi një supergol falë një goditje të fortë dhe të befasishme nga jashtë zone.

    Në vijim djemtë qarkulluan lojën dhe sërish u shfaqën rrezikshëm në portën kundërshtare. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

    Fraksioni i dytë nisi me katër zëvendësime për Shqipërinë. Nga fusha e lojës dolën Asani, Broja, Mitaj e Gjimshiti dhe u aktivizuan Arbër Hoxha, Rey Manaj, Naser Aliji e Enea Mihaj.

    Minutat e para të pjesës së dytë ishin më të mira për Azerbajxhanin por mbrojtja dhe Strakosha larguan rrezikun. Në vijim u aktivizua edhe Qazim Laçi i cili shërbeu saktë për Manajn në të 64-ën, por goditja e tij u ndal nga portieri kundërshtar.

    Shqipëria realizoi edhe golin e dytë në minutën e 81-të me Rey Manajn. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës pas asisit të Naser Alijit.

    Kuqezinjtë shënuan edhe të tretin në të 87-ën me Qazim Laçin. Bajrami spektakolar shërbeu saktë për Laçin, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

    Ndërsa Azerbajxhanin shënoi një gol në fundin e takimit me Gurbanli. Ndeshja u mbyll me fitoren e Shqipërisë 3-1.

    Kjo ishte edhe miqësorja e dytë e Shqipërisë në prag të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, teksa nesër kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Dortmundit ku do të akomodohen në kampin bazë gjatë ditëve të qëndrimit për finalet e “EURO 2024” në SportCentrum Kaiserau.

    Previous ArticleNeuer do të jetë portieri titullar te Gjermania në Evropian, e konfirmon Nagelsmann
    Next Article Aktorja e njohur më pranë publikut, prezanton projektet e saj më të fundit ndryshe

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.