Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»SHBA, Koreja e Jugut e Japonia mbajnë stërvitje përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut
    BOTA

    SHBA, Koreja e Jugut e Japonia mbajnë stërvitje përballë kërcënimeve nga Koreja e Veriut

    12/04/2024
    Facebook Twitter Email

    Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta detare, në të cilat u përfshi një aeroplanmbajtës amerikan, për të siguruar gatishmëri kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut, tha marina e Seulit të premten.

    Koreja e Veriut e ka përshpejtuar zhvillimin e armëve, dhe javën e kaluar e testoi një raketë hipersonike me lëndë djegëse të ngurtë.

    Të mërkurën, lideri verikorean Kim Jong Un tha se tani është koha e duhur për të qenë më të përgatitur për luftë se asnjëherë më parë, duke përmendur gjendjen e paqëndrueshme gjeopolitike.

    “Forcat pjesëmarrëse kryen stërvitje luftarake kundër nëndetëseve, për ta përmirësuar reagimin ndaj kërcënimeve nënujore prej Koresë së Veriut, përfshirë prej nëndetëseve dhe prej raketave balistike të shkrepura nga nëndetëset”, tha marina e Koresë së Jugut në një komunikatë.

    Stërvitjet dyditore, të mbajtura në ujërat ndërkombëtare mes Koresë së Jugut dhe Japonisë të enjten dhe të premten, sollën së bashku aeroplanmbajtësin Theodore Roosevelt dhe shkatërruesit Howard, Russell dhe Daniel Inouye, me luftanijet nga fqinjët aziatikë.

    Stërvitjet, të cilat kishin për qëllim zhvillimin e aftësive të përbashkëta për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Koreja e Veriut, vijnë pas një plani të përbashkët shumëvjeçar që u përpilua në një samit mes palëve vitin e kaluar, tha Koreja e Jugut.

    Këto tre vende ushtruan gjithashtu mënyra se si ta bllokojnë transportin e jashtëligjshëm të armëve shkatërruese nga Koreja e Veriut, si dhe kryen stërvitje për kërkim-shpëtim.

    Ndërkohë, në Uashington, zyrtarët amerikanë dhe ata jugkoreanë mbajtën bisedime vjetore për mbrojtjen të enjten, sipas Seulit./REL

    Previous ArticleGjoba për 137 shoferë në Shkup, 43 për vozitje të shpejtë
    Next Article Goditet me një mjet shpërthyes vetura e reperit kosovar

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.