Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Mjerimi s’ka fat në Gaza/ Ndihmat nga ajri bien në det, 12 palestinezë mbyten mes nevojës së skajshme për ushqim
    BOTA

    Mjerimi s’ka fat në Gaza/ Ndihmat nga ajri bien në det, 12 palestinezë mbyten mes nevojës së skajshme për ushqim

    27/03/2024
    Facebook Twitter Email

    18 palestinezë kanë ndërruar jetë gjatë përpjekjes për të mbledhur ndihmat që u hodhën nga ajri mbi Gazën e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur zyra qeveritare e Gazës e drejtuar nga Hamasi.

    12 persona janë mbytur pasi hynë në det për të marrë paketat ushqimore, ndërsa 6 të tjerë u shkelën për vdekje pasi banorët në Gaza u dyndën për të marrë paketat e ndihmës që ranë në tokë. Në deklaratë bëhet thirrje për t’i dhënë fund menjëherë fluturimeve të ushqimeve, duke i quajtur ato fyese, të gabuara, të papërshtatshme dhe të padobishme.

    Videoja e palestinezëve që nxitojnë në bregdet është shfaqur pasi ndihmat u hodhën në një plazh pranë qytetit verior të Beit Lahia të hënën. Në pamjet e bëra publike shfaqen njerëz që vrapojnë, ndërsa dhjetëra pako ndihme që duken të lidhura me parashuta notojnë pranë bregut.

    Izraeli, i cili është nën presion për të lejuar më shumë ndihma në Gaza nëpërmjet tokës, thotë se ka lehtësuar lëshimin nga ajri të 159 paketave prej një ton ndihme mbi Gazën veriore gjatë së hënës të kësaj jave.

    Shtetet e Bashkuara thonë se dy avionë hodhën 46,000 vakte gati për të ngrënë mbi veri të hënën, ndërsa Mbretëria e Bashkuar thotë se një prej avionëve të saj hodhi 10 ton ujë, oriz, vaj gatimi, miell, mallra të konservuar dhe formula për bebe. Organizatat humanitare kanë paralajmëruar se avionët nuk mund të plotësojnë nevojën në rritje për ushqim dhe strategjia ka ngjallur mjaft diskutime. /tvklan.al

    Previous ArticleSa shpesh i mbyll sytë? Mund të jetë shenjë e 7 problemeve shëndetësore
    Next Article Turqi: Të dielën zgjedhje lokale, do të votojnë mbi 61,4 milionë qytetarë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.