Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi në Gazë
    BOTA

    Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi në Gazë

    22/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi në Kajro, gjatë misionit në Lindjen e Mesme në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë.

    Në një intervistë për një televizion arab, zoti Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë trysni për një armëpushim të menjëhershëm që do të ishte i lidhur me lirimin e pengjeve, duke shtuar se një marrëveshje për këtë qëllim do të sillte lehtësim të menjëhershëm për palestinezët që po vuajnë në Gazë.

    “Mendoj se hendeku po tkurret dhe mendoj se ka shumë gjasa që marrëveshje të arrihet”, tha kryediplomati amerikan.

    Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Kombet e Bashkuara për këtë qëllim.

    Bisedimet për armëpushimin rifilluan këtë javë në Katar, me synimin për një pauzë prej 6 javësh në luftime, që do të mundësonte lirimin e 40 pengjeve izraelitë në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur.

    Megjithatë, problemi kryesor mbetet Hamasi që thotë se do t’i lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës, ndërsa Izraeli kërkon të diskutojë vetëm për një pauzë të përkohshme.

    Një zyrtar amerikan tha se ishte arritur përparim i konsiderueshëm në bisedimet e zotit Blinken me Arabinë Saudite përsa u takon kushteve për një normalizim të ardhshëm marrëdhëniesh me Izraelin dhe se kanë mbetur vetëm disa çështje të pazgjidhura.

    Shtëpia e Bardhë i kishte filluar përpjekjet për njohjen e Izraelit nga Riadi në këmbim të garancive të sigurisë për Arabinë Saudite nga Shtetet e Bashkuara që para sulmit të 7 tetorit.

    Por tani një marrëveshje e tillë është vendosur në kontekstin më të gjerë rajonal, sipas së cilit Uashingtoni dëshiron një zgjidhje përfundimtare me dy shtete mes Izralit dhe palestinezëve.

    Vizita e zotit Blinken në rajon vjen mes tensioneve mes Presidentit Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbi planet izraelite për një sulm ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

    Presidenti Biden ka bërë thirrje për anulimin e planeve për një sulm tokësor në Rafah, qyteti në skajin jugor të Gazës, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës.

    Zoti Netanjahu e ka hedhur poshtë këtë thirrje.

    Të enjten ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer tha në në një intervistë se Izraeli do të marrë kontrollin e Rafahut edhe nëse kjo do të shkaktonte përçarje me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ai është bastioni i fundit i Hamasit.

    Zoti Dermer është pjesë e një delegacioni të lartë Izraelit që do të vijë në Shtetet e Bashkuara në ditët e ardhshme për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me planet e Izraelit për ofensivën në Rafah, masat për mbrojtjen e civilëve dhe ndihmat humanitare./VOA

    Previous ArticleLuftoni dhimbjet e mesit me ushqimet e duhura
    Next Article Mësohen tri finalet e play-offit për tri biletat e fundit për Euro 2024

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.