Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Situata në Gaza pritet të kulmojë midis Prillit dhe Majit, OKB bën thirrje për ndihma
    BOTA

    Situata në Gaza pritet të kulmojë midis Prillit dhe Majit, OKB bën thirrje për ndihma

    21/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Sekretari amerikan Antony Blinken ndodhet në Lindjen e Mesme, ku zhvilloi fillimisht bisedime në Arabinë Saudite. Ai u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në një kohë që tensionet rriten mes Uashingtonit dhe Izraelit.

    Blinken takoi Princin Faisal bin Farhan, ministrin e jashtëm saudit dhe zhvilloi bisedime me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Blinken ka planifikuar të takohet me ministrat e jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë dhe një zyrtar të lartë palestinez në Kajro. Vizita vjen mes tensioneve mbi planet izraelite për një sulm ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

    Bisedimet për një marrëveshje armëpushimi vijojnë në Katar këtë javë pas përpjekjeve të dështuara për të siguruar një marrëveshje përpara fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Zyrtarët e Katarit thanë se ishin optimistë pas bisedimeve me shefin e inteligjencës izraelite në Doha, megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ka bërë të ditur se një operacion tokësor izraelit në Rafah në Gazën jugore do të frenonte çdo bisedim. Blinken do ta mbyllë turneun e tij duke vizituar Izraelin.

    Ndërkaq më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit. Ushtria izraelite vrau rreth 90 persona të armatosur dhe arrestoi 160 në një bastisje në spitalin al-Shifa të Gazës , një pretendim që Hamasi e ka mohuar. Forcat izraelite gjetën brenda spitalit para dhe armë dhe pjesëtarë të Hamasit e “Grupet e Xhihadit Islamik”. Ditët e fundit sulmet janë intensifikuar rreth këtij spitali dikur spitali më i madh i Gazës që tani është një nga të paktët që funksionon edhe pjesërisht në veri.

    OKB-ja ka bërë sërish thirrje për dërgimin e ndihmave teksa i gjithë Rripi i Gazës është vetëm një hap larg urisë katastrofike. 2.2 milionë njerëz në Gaza nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, në një kohë që gjysma e popullsisë është në prag të urisë, situatë që pritet të kulmojë në veri midis mesit të prillit dhe majit 2024. Të paktën 25 njerëz, përfshirë fëmijë kanë vdekur nga uria dhe dehidratimi në veri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

    Previous ArticleKjo shenjë tregon nëse do të jeni të sukseshëm në jetë, ka të bëjë me hapësirën ku jetoni
    Next Article Mackenzie Scott dhuron 640 milionë dollarë për organizatat jofitimprurëse

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.