Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikiminInzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin
    SPORT

    Inzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikiminInzaghi: Humbja e lëndon Interin, e kishim në dorë kualifikimin

    14/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Simone Inzaghi e ka pranuar se Interi nuk ishte mësuar të humbiste dhe ndërsa ai është ‘krenar’ për lojtarët e tij, humbja ndaj Atletico Madrid dhemb, sepse sipas tij e kishin në dorë kalimin tutje.

    Nerazzurrët ishin favoritë duke shkuar me epërsi 1-0 nga ndeshja e parë dhe kaluan përpara edhe në Wanda Metropolitano me golin e Federico Dimarcos.

    Megjithatë, Antoine Griezmann e zhvlerësoi atë disa momente më vonë dhe Memphis Depay shënoi në minutën e 87-të për të barazuar gjithë ndeshjen në total, pasi Marcus Thuram dhe Nicolo Barella humbën raste ideale për gol.

    “Ka zhgënjim për klubin dhe gjithë familjen e Interit, por u thashë djemve se duhet të jenë krenarë për udhëtimin që kanë qenë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Amazon Prime Video Italia.

    “Ne ishim të pamposhtur në tetë ndeshje, atëherë padyshim që duhet të kishim bërë më mirë në momente të caktuara. E kishim ndeshjen në dorë, bëmë shumë gabime dhe kjo bëri diferencën”.

    “Mund të kishim bërë më shumë në ndeshjen e parë, por këtu duhet të kishim mbajtur epërsinë që na dha Dimarco për më gjatë, përkundrazi i lejuam ata të ktheheshin menjëherë në lojë. Kjo i ngriti ata dhe tifozërinë”.

    Interi kishte shpresuar të shkonte më mirë pasi arriti në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por në vend të kësaj u eliminuan në fazën e 1/8-tës.

    “Kjo skuadër nuk ishte mësuar të humbiste. Humbja duhet të lëndojë, ne e kishim kualifikimin në dorë. Megjithatë jam super krenar që jam trajner i kësaj skuadre. Është zhgënjyese për të gjithë ne, por ka 10 ndeshje përpara në Serie A dhe ne duam të arrijmë një objektiv shumë të rëndësishëm”.

    “Djemtë duhet të mbajnë kokën lart, duke e ditur se detajet bëjnë diferencën në këtë nivel. Duhet ta mbyllnim ndeshjen, i patëm rastet në pjesën e dytë. Pas kësaj, penalltitë janë short dhe ata dolën më mirë”, përfundoi trajneri i Interit.

    Pas eliminimit të Interit, të gjitha skuadrat italiane janë jashtë Ligës së Kampionëve përpara çerekfinaleve dhe kjo mund të rrezikojë edhe vendin e pestë në turneun e zgjeruar të vitit të ardhshëm.

    Previous ArticleReal Madridi tashmë është përcaktuar se kush do të jetë transferimi i parë për këtë verë
    Next Article Rama mesazh urimi për Ditën e Verës: Me festën që paralajmëron diell e mbarësi, një pranverë të bukur…

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.