Liverpooli është duke pritur ofertë të majme nga liga e Arabisë Saudite për Mohamed Salahun në fund të këtij sezoni.
Ani pse Salah ka rol kyç në sulmin e Liverpoolit, spekulimet rreth të ardhmes së tij kanë vazhduar gjatë tërë këtij sezoni.
Kontrata e egjiptianit skadon edhe 16 muaj dhe Liverpooli ka shprehur interesim për vazhdimin e kontratës së tij.
Gjatë vitit të kaluar, ishte raportuar se të paktën një ofertë prej 150 milionë funteve ishte në tavolinë nga AL Ittihadi, mirëpo Liverpooli nuk e kishte ndërmend ta shiste sepse ishte vonë në afatin kalimtar.
Sipas “Football Insider”, Liverpoolit i është thënë që ta tregojë vetë çmimin me qëllim që transferimi i Salah të realizohet.
Ani pse nuk pritet të vijë oferta prej 150 milionë funteve, Liverpooli pret të paktën 100 milionë funte për shërbimet e tij.
