– Kryeministri njoftoi se pesë universitetet tjera i kanë dorëzuar kërkesat për marrëveshje kolektive vitin e kaluar dhe se për shkak të nominimit të tij për postin e Kryeministrit, nuk ka pasur mundësi që t’i kryejë procedurat formale të nënshkrimit të marrëveshjeve, porse si kryeministër ka pasur takime me përfaqësuesit e tyre, ku janë dhënë sqarime se si të veprojnë
Në konferencën e fundit për media, kryeministri Talat Xhaferi ka theksuar se e drejta për protestë dhe grevë mbetet e pacenueshme për çdo qytetar. Duke u ndalur në çështjen e marrëveshjeve kolektive që e riaktualizuan disa universitete, Xhaferi dha sqarime rreth procesit të nënshkrimit të marrëveshjeve me universitetet e vendit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020.
Sipas Kryeministrit, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” ka paraqitur kërkesë për marrëveshje kolektive që në nëntor të vitit 2020, por periudha zgjedhore dhe kodet ligjore kanë shtyrë procesin. Ai ka vënë në dukje se si Kryetar i Kuvendit në atë kohë, ka udhëhequr takimet e punës dhe ka arritur në një marrëveshje në frymën e ligjit. Xhaferi ka theksuar se ka informuar edhe universitetet e tjera për këtë marrëveshje dhe ka ftuar përfaqësuesit e tyre në takime informative.
“Në qershor të vitit 2021 sipas procedurave dhe në bazë të ligjit për marrëdhënie pune si themelues i universitetit përkatës autorizon kryetarin e Kuvendit me të drejtë nënshkrimi të marrëveshjes kolektive në fjalë. Në atë kohë kryetar Kuvendi kam qenë unë. Më 16 korrik 2021 me vendim të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, formohet grupi i punës i përbërë nga nëpunës të Kuvendit, Ministrisë së Arsimit, dhe Ministrisë për Politikë dhe Punë Sociale, që të shqyrtohet kërkesa në kontekstin e përmbajtjes në kontekst juridik dhe të aspekteve financiare që burojnë dhe dalin nga kërkesa për marrëveshje kolektive. Më dhjetor të vitit 2022 si Kryetar Kuvendi nënshkruajta Marrëveshje Kolektive me Universitetein e Shën Kirilit dhe Metodit në Shkup, e cila hyri në fuqi 8 ditë mbas shpalljes, por zbatimi do të bëhet nga data 1 janar e vitit 2024 për faktin që viti 2023 duhej të ishte viti i negociatave për Buxhetin dhe Qeveria duhej të siguronte mjete për vitin 2024. Duke llogaritur se ka edhe 5 universitetet të tjera të themeluara nga Kuvendi, unë si kryetar Kuvendi kam bërë me vetiniciativë informimin e universiteteve tjera për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, i kam ftuar në takim informativ, me katër rektorët ku prezent ishin Izet Zeqiri (UNT), Kushtrim Ahmedi (UT), dhe Jan Mirakovski rektor i atëhershëm i Universitetit të Shtipit, dhe Igor Nedellkovski rektor i Universitetetit të Manastirit”, tha Xhaferi.
Kryeministri theksoi se grevat janë vetëm në funksion të politikave ditore apo proceseve parazgjedhore, duke iu referuar ndalesave ligjore që pengojnë nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive gjatë periudhave zgjedhore. Ai ka bërë thirrje për respektimin e ligjeve dhe ka premtuar se Qeveria do të vazhdojë të informojë universitetet për çdo ndryshim në afatet e marrëveshjeve për shkak të zgjedhjeve.
“Kërkesat e universiteteve për marrëveshje kolektive janë dorëzuar si vijon: Universiteti “Klimenti Ohridski” Manastir, 05.05.2023., Universiteti “Shën Apostull Pavli”, Ohër, më 16.10.2023, Universiteti “Goce Dellçev”, Shtip më 18.10.2023, UNT 20.11.2023 dhe UT 29.12.2023. Keni parasysh që me caktimin e zgjedhjeve, në 8 dhjetor organet partiake nominojnë kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin për Kryeministër, dhe për atë arsye nuk ka pasur mundësi që kryetari i Kuvendit i nominuar për kryeministër t’i kryejë procedurat formale të nënshkrimit të marrëveshjeve. Më 28 janar bëhet ndërrimi i posteve, më 12 janar para ndërrimit kam pasur takim me universitetet përkatëse. Më 28 janar u bë Qeveria e re, kryetari i ri i Kuvendi dhe më 14 shkurt shpallen zgjedhjet, dhe kodi zgjedhor neni 8a pengon dhe pamundëson nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Dhe për këtë arsye kontestoj se grevat janë vetëm në funksion të politikave ditore apo proceseve parazgjedhore. Edhe pas zgjedhjeve të shpallura, kryetari i Qeverisë më 19.02.2024 viziton UT dhe u tregon për afatet e kohore që janë të ndërprera për shkak të zgjedhjeve, po ashtu edhe universitetet tjera në vizitë janë informuar. Është pengesë ligjore që jemi të detyruar që të gjithë t’u përmbahemi”, përfundoi kryeministri Xhaferi.
<div style=”left: 0; width: 100%; height: 0; position: relative; padding-bottom: 56.25%;”><iframe src=”https://www.youtube.com/embed/YiReMFmCpY8?rel=0″ style=”top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; position: absolute; border: 0;” allowfullscreen scrolling=”no” allow=”accelerometer; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share;”></iframe></div>
