Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Spasovski: Po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme
    MAQEDONI

    Spasovski: Po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme

    29/01/2024
    Facebook Twitter Email

    Me mbylljen e këtij kapitulli besoj se po lë një trashëgimi që do të shërbejë si bazë solide për sukseset e ardhshme, ka bërë të ditur në profilin e tij në Facebook ish-ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, me rastin e dorëzimit të pozitës së tij si ministër i Punëve të Brendshme, njofton bild.mk.

    – Mandati im në Ministrinë e Brendshme ishte një periudhë e ndryshimeve intensive, reformave të forta dhe angazhimit të palodhur për sigurinë e qytetarëve. Ministria e Punëve të Brendshme ka forcuar kapacitetet e saj për të luftuar krimin, korrupsionin dhe paligjshmërinë. Kemi futur standarde dhe pajisje të reja në operacionet policore, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm efikasitetin dhe transparencën e këtij institucioni. Këto përpjekje kanë rezultuar në shkallë më të lartë të sigurisë dhe besimit nga ana e publikut, thotë Spasovski.

    Në vitin 2015, shton ai, e ka gjetur Ministrinë tejet partizane dhe të kriminalizuar, e cila ka keqpërdorur të drejtat e njeriut, ka përgjuar mbi 22 mijë qytetarë, ministri e cila ka fshehur vrasje, si ajo e Martin Neshkovskit nga sigurimi i Gruevskit.

    – Do të përmend “Të vërtetën për Maqedoninë” që e publikuam gjatë bisedimeve, do të kujtoj për borxhin prej 40 milionë eurosh, do të përmend kushtet nën standarde të punës së policëve në njërin nga institucionet më të mbyllura të vendit. Do të përmend nivelin më të ulët historik të besimit tek qytetarët. Ministria e Punëve të Brendshme është sot një nga tre institucionet më transparente, me mbi 65 për qind besim te qytetarët, me statistika që flasin për ulje të vazhdueshme të krimit total dhe rritje të efikasitetit. Kështu, ne e mbyllëm vitin 2023 si një vit në të cilin kemi 8 për qind ulje të totalit të krimit krahasuar me vitin 2022 dhe rritje 4 për qind të efikasitetit. Ne kemi një ministri që përbëhet nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë së përgatitur jashtëzakonisht dhe që ka arritur të rindërtojë dhe konsolidojë plotësisht Departamentin e Njësive të Aviacionit – për herë të parë kemi prezantuar aftësitë e shuarjes së zjarrit me avionë të policisë, për herë të parë kemi vendosur sistem të transportit mjekësor Medicocopter, thekson ish-ministri Spasovski.

    Ai i referohet edhe aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së, kushteve të punës dhe pagave të punonjësve në Ministri.

    – Arritëm të rikonstruktojmë 80 godina me 17 milionë euro, të ndërtojmë një qendër të re TIK me një infrastrukturë të plotë informacioni, të ndryshojmë sistemin që ishte i viteve tetëdhjetë. Të ndërtojmë një laborator të forenzikës së trendeve të fundit, të ndërtojmë një stacion të ri policor në Aeroport, të fillojmë rikonstruimin e të gjithë sistemit të shërbimeve administrative në objektin e MRTV-së, me një investim prej 13 milionë euro, të marrim uniforma dhe pajisje. Kemi arritur t’u rrisim pagën punonjësve me 35 për qind, të paguajmë 6 paga bonus. Ne kemi treguar se i një polici e kënaqsur  mund të japë rezultate të larta, thekson Spasovski.

    Ai gjithashtu nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar në kuadër të mandatit të tij të mëparshëm si Ministër i Punëve të Brendshme.

    – Nënshkrimi i Marrëveshjes me agjencinë evropiane FRONTEX, besimi i shprehur për organizimin e Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it në Ohër dhe Samitit të 30-të të OSBE-së në Shkup, forcimi i lidhjeve me partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat përkatëse treguan se Republika Maqedonia e Veriut është partner përgjegjës dhe i përkushtuar në përpjekjet globale për stabilitet dhe siguri. Kështu, sipas Indeksit Global të Paqes, Republika e Maqedonisë së Veriut është shpallur vendi më i sigurt në Ballkan, në shoqërinë e 40 vendeve më të sigurta në botë. Në mbyllje të këtij kapitulli, besoj se po lë një trashëgimi që do të shërbejë si një bazë solide për sukseset e ardhshme. Ju falënderoj për mundësinë që të dëshmoj se koncepti “MPB për qytetarët” është i suksesshëm”, shkruan Spasovski në postim.

    Funksionin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Spasovski e ka kryer nga data 11.11.2015 deri më 18.05.2016 dhe në periudhën nga 02.09.2016 deri më 28.12.2016 në Qeverinë e cila është dashur të sigurojë kushte për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, si dhe në periudha nga 31.05.2017 deri më 03.01.2020. Më 3 janar 2020 është zgjedhur kryetar i Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga data 31.08.2020 u pozicionua sërish në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme si rezultat i zgjedhjes së djeshme të Qeverisë teknike.

     

    Previous ArticleTalat Xhaferi nisi detyrën si kryeministër: Kushtetuta dhe ligji, baza mbi të cilën do e mbështes çdo vendim (VIDEO)
    Next Article MPB: Nuk do të ketë dënime nëse qytetarët nuk arrijnë t’i marrin dokumentet e reja deri më 12 shkurt

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.