Australia ka hequr një skemë vizash që u jepte investitorëve të pasur të drejtën për të jetuar në vend. Qeveria tha se skema, e quajtur “Viza e Artë”, po jepte rezultate të dobëta ekonomike dhe po përdorej nga zyrtarë të korruptuar.
Skema, e krijuar në vitin 2012, kërkonte që kandidatët të investonin më shumë se 5 milion dollarë Australianë (2.6 milion; 3.3 milion dollarë) në Australi për të fituar një vizë për qëndrim të përhershëm. Shumica e aplikantëve ishin nga Kina.
Qeveria tha se skema kishte dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja dhe inovacionit dhe se do të zëvendësohej me një skemë të re që do të fokusohet në punëtorët e kualifikuar.
Australia i bashkohet tani Mbretërisë së Bashkuar, e cila hoqi një skemë të ngjashme në vitin 2022, për shkak të shqetësimeve rreth kalimit të parave të paligjshme ruse. (bild.mk)
