Në një intervistë për emisionin click të TV 21, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u shpreh se shqiptarët në këtë vend kanë personalitete të denjta për të ushtruar funksione të larta shtetërore, siç është ai i tij si kryetar i Parlamentit. Ai tha se me punën, qasjen dhe veprimet e tyre, shqiptarët kanë thyer tabutë se pozicionet shtetërore janë të rezervuara apriori për maqedonasit, dhe se kanë treguar se janë të prekshme edhe nga komuniteti shqipëtar.
“Janë thyer tabutë se në këtë vend nuk ka personalitet të denjtë mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të mundet të jetë bartës i një funksioni më të lartë të shtetit, që me rastin e Parlamentit kemi treguar të kundërtën, gjithashtu me ministritë e kemi vërtetuar të kundërtën, se ka personalitete të denjta. Janë thyer tabutë që nuk jnë të rezervuara apriori pozicionet shtetërore vetëm për palën maqedonase, por janë të prekshme edhe nga komuniteti shqipëtar, pra që kanë qenë pozicione politike të paprekëshme për shqiptarët dhe ne kemi vertetuar se janë të prekshme, me punën me qasjen dhe me veprimet tona”, tha Xhaferri.