Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga kryetari i degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirin, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushin dhe anëtarët e degës zhvilluan takim me banorët e këshillave vendor Teli dhe Dizhoni 2.
Grubi përmes disa fotografive të shpërndara në Facebook ka shkruar se me praninë masovike të qyetetarëve u bë refkletim i gjithë të arriturave kombëtare dhe shtetërore që janë realizuar nga veprimtaria e Ali Ahmetit dhe BDI-së.
Statusi i plotë:
Ishte kënaqësi që bashkë me kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Bekim Nezirin, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Nazim Bushin dhe anëtarët e degës të takonim sot aktivistët e këshillave vendor Teli dhe Dizhoni 2.
Rikujtuam të arriturat kolosale të lirisë e barazisë sonë, rrënjët e të cilave qëndrojnë në kontributin e sinqertë të banorëve të çdo këshilli vendor.
Veprimtaria e liderit tonë, Ali Ahmeti dhe e Bashkimit Demokratik për Integrim ka qenë dhe mbetet reflektim i kërkesave të popullit ndaj vazhdojmë të dëgjojmë çdo kërkesë të qytetarëve, çdo kritikë që bashkë të trasojmë progresin e së ardhmes, atë drejt horizontit të Europës.