Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë një zbulim të tmerrshëm lidhur me vrasjen e dyfishtë të Vanjës. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, babai i Vanjës ishte pjesë e një plani kriminal për të zhvatur paratë nga nëna e saj, duke dhënë informacion të rëndësishëm për lëvizjet e vajzës së tij. Ai u arrestua së bashku me katër persona të tjerë, ndërsa një person i dyshuar për vrasjet është ende në arrati.
Trupat e dy të dashuruarve u gjetën nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike, por fatkeqësisht të vdekur. Vanja dhe i dashuri i saj u varrosën në rrethinat e Shkupit dhe Velesit. Spasovski tha se policia po punon për të kapur personin e arratisur dhe se do të ketë drejtësi për viktimat.
“Gjatë natës së kaluar trupat e dy personave që u shpallën të humbur janë gjetur nën koordinim dhe udhëzim të Prokurorisë Publike. Edhe pse fundi nuk ishte ashtu siç donim, për t’i gjetur të gjallë. Trupat janë varrosur, njëri në rrethinën e Shkupit, tjetri në rrethinën e Velesit. Pas masave të marra nga policia, ata u arrestuan dhe u grumbulluan provat materiale. Pesë persona janë ndaluar, tre persona janë ndaluar, babai është ndaluar dhe një person në arrati.Motivi është favorizimi, ku njëri prej personave ka organizuar krimin në marrëveshje me një familjar me qëllim zhvatjen e parave nga nëna e Vanjës. Me atë automjet është marrë e mitura para hyrjes së banesës, babai ka ndarë informacione për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij”, tha Spasovski.
