Një skandal i madh ka tronditur opinionin publik në vendin tonë, pasi policia ka zbuluar se babai i Vanja Gjorqevska, një 14-vjeçare që u kidnapua dhe u vra së bashku me të dashurin e saj, ishte pjesë e një grupi kriminal që kishte planifikuar zhvatjen e parave nga nëna e saj. Këtë e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë për media, ku ka dhënë detaje të rëndësishme për hetimin e vrasjes së dyfishtë.
Spasovski ka thënë se një nga personat e arrestuar, i cili ishte përfshirë edhe në vrasjen e një 74-vjeçar nga Velesi, kishte organizuar kidnapimin e Vanjës para hyrjes së banesës së saj me një automjet Citroen, i cili më pas u gjet i djegur. Ai ka shtuar se babai i Vanjës kishte ndarë informacione të çmuara me organizatorin për ditën dhe orën e daljes së vajzës së tij, e cila shkonte e vetme në shkollë. Motivi i krimit ishte favorizimi, ku të gjithë të përfshirët do të kishin përfitime materiale nga paratë e nënës së Vanjës.
“Një nga personat, në marrëveshje dhe në dijeni, sipas informatave të para, të një anëtari të familjes, e ka ka kryer dhee ka organizuar kryerjen e veprës penale, me qëllim që të merren para nga nëna e të miturës, nga çka të gjithë të përfshirët do të kishin përfitime të parave, respektivisht përfitime materiale. Në lidhje me viktimën tjetër, personin më të moshuar nga Velesi, që nuk ka asnjë lidhje me të miturën, por për shkak të marrëdhënieve të pazgjidhura me njërin nga të dyshuarit, vetura e tij Citroen është marrë dhe është përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, që më pas kjo veturë është gjetur e djegur, pikërisht me atë veturë është marrë e mitura, dhe atë në hyrje të ndërtesës së banimit, deri sa më parë, sipas rrëfimeve të të dyshuarve, babai i saj ka ndarë informacione me organizatorin për ditën dhe kohën e daljes së saj, të vetmuar nga shtëpia”, tha Spasovski.
