Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka bërë një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka zhvilluar një takim me liderin e këtij shteti, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Herzog, i cili ka një rol simbolik dhe nuk ushtron pushtet ekzekutiv, ka shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të qenë pjesë e samitit të OKB-së për klimën, i cili njihet si COP28, dhe do të zgjasë nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor.
Kjo është vizita e parë e Herzogut jashtë Izraelit që prej fillimit të konfliktit në Gaza.
Vizita e Herzogut ka nxitur reagime negative në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Iran. Pasi u njoftuan për praninë e tij në konferencë, delegacioni iranian vendosi ta braktisë samitin.
Pala iraniane thotë se prania e Izraelit në COP28 “është në kundërshtim me objektivat dhe parimet e konferencës, dhe si shprehje e pakënaqësisë, është tërhequr nga konferenca”, deklaroi ministri i Energjisë, Ali Akbar Mehrabian, i cili udhëhoqi delegacionin iranian.
Mehrabian tha se prania e delegacionit izraelit shkel objektivat e shpallura të konferencës.
Në të njëjtën kohë, Izraeli ka rifilluar sulmet në Rripin e Gazës, duke shkelur armëpushimin që ishte në fuqi që nga e premtja e shkuar. (politiko.makdomen.net)