Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama në Samitin e Diasporës: Do shkruhet fjala jonë në historinë e botës, sot jemi nivel tjetër
    RAJON

    Rama në Samitin e Diasporës: Do shkruhet fjala jonë në historinë e botës, sot jemi nivel tjetër

    23/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës, ka thënë se asnjë vend në botë nuk i detyrohet aq shumë diasporës sa i detyrohet Shqipëria dhe se as Shqipëria, as Kosova, as Maqedonia e Veriut dhe as Mali i Zi nuk mund ta lërë pa e shfrytëzuar fuqinë e pamatshme që kanë.

    Sipas tij sot jemi një nivel tjetër nga aq poshtë sa ishim kur Shqipëria ishte shumë larg vendi që do dëshirohej nga 10 milion turistë apo vendi që do dëshirohej si stacioni i BE-së për të bërë samitet e veta.

    “Është shumë rëndësishme që në këtë pikë të funksionojmë si mekanizëm që ka pikë të ndryshme, por që ka një qëllim e kryen një funksion. 7-8 vite janë pak vite për të kryer një urë, por janë të mjaftueshme për të gjykuar sot se sa shumë potencial ka ky investim dhe çfarë fuqie të paimagjinueshme mund të çlirohet më tutje nëse ne vazhdojë të ecim bashkë në këtë drejtim. Unë bashkohem me presidentin, asnjë vend në botë nuk i detyrohet diasporës sa i detyrohet Shqipëria dhe askush sa ne, Shqipëria Kosova, Maqedonia e Veriut etj, nuk mund të lerë pa e shfrytëzuar këtë fuqi të pamatshme.

    Ka shumë shqiptarë për të qenë shumë të pakënaqur dhe arsye për të kërkuar më tepër sepse ka shumë për të bërë. Por si sot shqiptarët nuk kanë qenë kurrë asnjëherë më parë. Si sot shqiptarët nuk e kanë pasur kurrë më parë peshën e tyre jo vetëm për të marrë vendimet aty kudo që janë dhe si kurrë me parë, faktet nuk kanë folur dhe flasin sot në mënyrë inkurajuese për të ushqyer besimin sepse kemi shumë për të bërë, për të ngjitur në majë, ku do shkruhet fjala jonë në historinë e botës. Sot jemi një nivel tjetër nga aq poshtë sa ishim kur Shqipëria, ishte shumë larg vendi që do dëshirohej nga 10 milion turistë apo vendi që do dëshirohej si stacioni i BE-së për të bërë samitet e veta, kur Kosova ishte shumë larg asaj që ishte sot.

    Kur në Maqedoniën e Veriut Ali Ahmeti luftohet për të drejtat e një flamuri që nuk mundte të ishte dot në përmasa të barabarta me flamurin e Maqedonisë, luftoi për centimetrat e një flamuri shqiptar, ndërkohë flamuri shqipo tar nëpër ballkone mund të ishte arsye për të shkuar në burgje, sot flamuri shqiptar është i pakufizuar nga centimetrat. Por sot ne themi që në Maqedoninë e Veriut shqiptarë janë pjesë ë pandashme e shtetit por dhe e qeverisjes me kryetarin e parlamentit, me ministrin e Punëve të Brendshme, me zv, kryeministrin etj. Pa folur pastaj për Malin e Zi 10 vite më parë do na thoshin se në jetën tuaj për së gjalli do të shikoni shqiptar që do të drejtojë Malin e Zi, do mendonim që do ishte rezultat i një lufte që do kishte shkatërruar të gjithë të tjerët dhe çuditërisht do të kishin shpëtuar të gjithë shqiptarët”, u shpreh Rama.

    top
    Previous ArticleGrubi nga Tirana: Europa përmes mërgatës shqiptare njohu vlerat tona kombëtare
    Next Article Kasami del blof! Rexhepi: Ndërmarrja për “ndërtimin” e stadiumit të Tetovës punon me humbje prej 4.2 milionë denarë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.