Një kombi-bus që transportonte nxënës ka pësuar një aksident rrugor sot në orët e pasdites në rrugën Pejë-Mitrovicë, afër fshatit Gurrakoc. Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë tjetër, e cila është përplasur me kombi-busin me forcë. Si pasojë e kësaj përplasjeje, 14 persona kanë mbetur të lënduar, prej tyre 12 nxënës dhe dy shoferët e automjeteve.
Policia ka njoftuar se ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas policisë, gjendja e të gjithë të lënduarve është e mirë, përveç një nxënësi që ka mbetur në spital për trajtim më të thellë. (politiko.makdomen.net)