Shqipëria ka shënuar fitore 3:2 ndaj Bjellorusisë në Tiranë, në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Dy golat e parë për kuqezinjtë i ka shënuar Sokol Cikalleshi. Sulmuesi kuqezi një herë shënoi me kokë dhe një herë nga penalltia. Ai realizoi në minutat 20 dhe 27.
Rezultatin e ngushtoi Skavych në minutën e 35-të.
Ndërkohë në minutën e 44-t Rei Manaj ka shënuar një gol mjaft të bukur për 3:1.
Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan shifrat 10 minuta pa përfunduar ndeshja, por nuk mundën të bëjnë më shumë.
Shqipëria triumfoi dhe u rendit në vendin e parë në Grup. Në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve ngjitet në Ligën B. Një sukses për Kombëtaren kuqezi.