Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Ministria e Financave: Komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin, ka shlyrë një borxh të vjetër duke krijuar një të ri
    MAQEDONI

    Ministria e Financave: Komuna e Tetovës nuk e ka ulur borxhin, ka shlyrë një borxh të vjetër duke krijuar një të ri

    17/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryetari i komunës së Tetovës ditë më parë tregoi se borxhi i komunës së Tetovës është ulur nga 14 milionë Eruo në 8 milionë Euro, pa treguar nëse në këtë borxh të zvogëluar janë edhe kreditë, fletoblgiacionet dhe kontratat aktuale.

    Kasami nuk tregoi se 4 milionë euro e dhëna nga qeveria si fletobligacione a janë borxh i komunës apo janë para pa kthim. Duke marrë 4 milionë euro fletobligacione ka paguar një borxh të vjetër duke krijuar një borxh të ri.

    Në pyetjen e portalit TetovaSot drejtuar Ministrisë së Financave se sa është borxhi real i komunës së Tetovës dhe a janë fletoblogacionet borxh apo janë para që nuk kthehen, nga Ministria thonë se fletobligacionet janë para që duhet të kthehen pa interes brenda një afati të caktuar.

    “Të nderuar, në lidhje me pyetjet e parashtruara, ju informojmë se sipas të dhënave të dorëzuara në Ministrinë e Financave dhe në bazë të Ligjit për Paraqitjen dhe Evidencën e Detyrimeve, Komuna e Tetovës në muajin shtator 2023 ka paraqitur detyrime të maturuara dhe të papaguara në vlerë prej 748,9 milionë denarëve, ndërsa në fund të muajit tetor në vlerë prej 518,3 milionë denarëve.

    Sipas të dhënave, detyrimet e matura të Komunës së Tetovës në muajin tetor në krahasim me muajin shtator të vitit 2023 janë zvogëluar për 230,6 milionë denarë, që është si rezultat i fletobligacionit strukturor të emetuar nga Ministria e Financave në vlerë prej 250,2 milionë denarëve.

    Fletobligacioni strukturor është instrument që e emeton shteti, respektivisht Ministria e Financave, me qëllim që t’u ofrojë përkrahje komunave për shlyerjen e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara ndaj kreditorëve, me ç’rast sipas Ligjit për Financimin e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale është pjesë e reformës për avancimin e decentralizimit fiskal.

    Krahas Komunës së Tetovës, fletobligacione strukturore janë emetuar edhe për komunat e Zhelinës dhe Vinicës. Sipas marrëveshjeve të nënshkruara, komunat kanë si detyrim që ta kthejnë vlerën e fletobligacioneve strukturore në 10 këste të barabarta vjetore pa interes” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financacve për portalin Tetovasot.

    Ndryshe vlen të theksohet se komuna e Tetovës harxhon me qindra mijë euro para nga buxheti për kotrata në vepër për persona që nuk punojnë në komunën e Tetovës. /TS/

    Previous ArticleAlba: “E kam pëlqyer Azemin në fillim, por tani më duket i papërshtatshëm për mua”
    Next Article Edhë një dëshmi/ Ganiu në një vijë me “mafian urbane”, ka legalizuar objekte inegzistente!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.