Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Mariçiq: Me Planin për rritje përqëndrohemi në reforma për më shumë investime dhe progres në vend
    MAQEDONI

    Mariçiq: Me Planin për rritje përqëndrohemi në reforma për më shumë investime dhe progres në vend

    09/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir sot në Qeveri ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023  zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

    Në takim u diskutua për Raportin, planifikimin e hapave të ardhshëm për realizimin e qëllimit strategjik për anëtarësim në BE, planin e rritjes dhe planin e reformave për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi ambasadorin Gir dhe Bashkimin Evropian për monitorimin vigjilent dhe përgjigjen ndaj kërkesave tona, pasuar nga një analizë e hollësishme e raportit të Qeverisë dhe përkushtimi për vazhdimin e procesit dhe zbatimin e suksesshëm të planeve të përbashkëta. Në takim, vëmendje e veçantë iu kushtua hapave të ardhshëm për Planin e Rritjes (të ekonomive) të Ballkanit Perëndimor me përfundimin se raporti i Komisionit Evropian për vendin tonë është pasqyrim i luftës sonë të përditshme për avancimin e shoqërisë, njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane.

     

    Mariçiqi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon me angazhimin e fuqishëm për zbatimin e procesit të reformave duke e mbështetur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

     

    “Plani i rritjes është rezultat i kërkesës sonë, me të cilin ne mund të shfrytëzojmë privilegjet dhe mundësitë e anëtarësimit në BE para kohe, pra derisa negociatat janë në vazhdim. Me një plan konkret, BE-ja po përgatit 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 1 miliard euro mund të përdoren nga Maqedonia e Veriut. Plani i Rritjes mundëson qasje në tregun e përbashkët evropian, që do të nënkuptojë përparim të fuqishëm ekonomik. Kjo do të thotë se produktet dhe shërbimet tona mund të shiten në “Tregun e Vetëm Evropian”, informojnë nga SÇE.

    Qëllimi i BE-së është që deri në mars të vitit 2024 të bëjë transfer të parë të mjeteve drejt Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

    “Qeveria dhe administrata mobilizuan burime të konsiderueshme dhe morën pjesë aktive në procesin e skriningut. Kjo nuk do të thotë se e kemi mbaruar punën. Përkundrazi, procesi i skriningut na jep bazën për përcaktimin e prioriteteve të ardhshme reformuese nga agjenda e BE-së, të cilat duhet të zbatohen dhe që kërkojnë në mënyrë të pashmangshme konsensus të gjerë shoqëror. Në këtë drejtim po punohet në përgatitjen e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformat në administratë dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Mariçiqi theksoi se të ardhmen tonë e shohim në qëllimin strategjik të Qeverisë, që të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. Të vetëdijshëm për sfidat që na presin, qëllimi ynë është të sigurojmë të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë mënyrë stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Pas Planit të rritjes, mund të fokusohemi në reforma që do të sigurojnë më shumë investime dhe progres më të madh për vendin”, thuhet në kumtesën e SÇE-së.

    Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sekretarja shtetërore në SÇE, Drita Abdiu Halili dhe zëvendësi i shefit të delegacionit të BE-së, Ben Nupnau. 

    Previous ArticleKickboxer i njohur rreh kamarierin në Serbi, pretendon se mbrojti vajzën e tij
    Next Article Von der Leyen: Na duhet një BE më e madhe dhe e fortë, vendet e Ballkanit Perëndimor do sjellin benefite për ne

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.