Asistenti i Jurgen Kloppit te Liverpooli, Pep Lijnders, e ka lavdëruar transferimin e ri të klubit, Ryan Gravenberch. Holandezi erdhi në “Anfield Road” nga Bayern Muncheni për 35 milionë funte.
“Ne e dinim se çfarë ai është në gjendje të bëjë”, ka thënë Lijnders. “Është Ryan Gravenberchu i Ajaksit ai që po e shohim tani”. “Nuk jam i sigurt se çfarë ka ndodhur te Bayerni”.
