Kolla është një simptomë e zakonshme e shumë sëmundjeve, sidomos në stinën e ftohtë. Kolla mund të jetë e thatë, me sekrecione, e fortë ose kronike, varësisht nga shkaku dhe koha e zgjatjes.
Kolla e thatë: Kjo kollë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës dhe nuk prodhon sekrecione. Ajo mund të jetë shenjë e astmës, urthit ose kancerit të mushkërive nëse bëhet kronike. Kolla e thatë largohet me shurup kolle ose medikamente qetësuese.
Kolla me sekrecione: Kjo kollë shoqërohet me prodhimin e një lëngu në rrugët e frymëmarrjes, që mund të jetë i bardhë, i verdhë ose i gjelbër. Ajo shfaqet pas një infeksioni, gripi ose të ftohure. Njollat e gjakut në sekrecione mund të jenë shqetësuese, por nuk janë gjithmonë serioze. Hidratimi, shurupi i kollës dhe medikamentet kundër dhimbjes ndihmojnë në lehtësimin e kollës me sekrecione.
Kolla e fortë: Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që quhet fruthi. Ajo është shumë e dhimbshme dhe mund të shkaktojë komplikime si pneumoni ose vdekje. Ajo përhapet lehtë nga personi në person. Mbrojtja më e mirë nga kolla e fortë është vaksinimi, ndryshe trajtimi bëhet me antibiotik.
Kolla kronike: Kjo kollë zgjat mbi 8 javë dhe mund të tregojn një sëmundje të fshehur si infeksion i patrajtuar, alergji, duhani, myk, pluhur ose sëmundje të mushkërive. Kolla kronike duhet të kontrollohet nga mjeku për të zbuluar shkakun dhe për të marr ilaçin e duhur.
Nuk është gjithmonë e nevojshme të shkoni tek mjeku për çdo koll. Por ju duhet të keni kujdes nëse kolla ju pengon frymën, zgjat shumë dhe nuk kalon me trajtim ose nxjerr sekrecione me gjak. Njohja e llojit të kollës ju ndihmon të merrni masat e duhura për ta lehtësuar atë dhe për ta mbajtur shendetin tuaj nën kontroll. (politiko.makdomen.net)