Nga viti 2024, pagat në sektorin publik në Kosovë do të rriten me 5 euro për çdo koeficient. Kjo do të thotë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë një rrogë mujore prej 1 mijë e 980 euro, ose 90 euro më shumë se sa merr aktualisht.
Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit do të marrin nga 1 mijë e 870 euro, ndërsa kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të marrë 1 mijë e 925 euro.
Rritja e pagave është pjesë e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024, që është shqyrtuar nga qeveria e Albin Kurtit. Buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm është 3.3 miliardë euro, nga të cilat 805 milionë euro janë për paga.
Kurti ka thënë se rritja e pagave është në përputhje me premtimet e qeverisë dhe se buxheti është rreth 30% më i lartë se ai i vitit 2019. (politiko.makdomen.net)