Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Arta Bilalli – Zendeli: Ligji për lojërat e fatit pjesë e procesit të skriningut, jemi të përcaktuar për të luftuar monopolin në çdo industri!
    MAQEDONI

    Arta Bilalli – Zendeli: Ligji për lojërat e fatit pjesë e procesit të skriningut, jemi të përcaktuar për të luftuar monopolin në çdo industri!

    24/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Deputetja nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe nënkryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane – Arta Bilalli – Zendeli në intervistë për portalin “Politiko.makdomen.net” që do të transmetohet nesër gjatë ditës, përveç se për aktualitetin politik në vend, ka folur edhe mbi debatin për Ligjin e ri për lojërat e fatit.

    Sipas saj, Ligji për lojërat e fatit kohëve të fundit zgjoi interes të caktuar apo interes më të madh se ligjet e tjera dhe për sa i përket dispozitave, risitë të cilat i përcakton. Ligji, shton ajo, parasheh se të gjitha lojërat e fatit, kazinotë dhe bastet do të largohen në një distancë të caktuar prej 500 metrash nga objektet arsimore, ato të arsimit fillor dhe të mesëm.

    “Risi tjetër është se do të ju pamundëson ose do t’u vështirëson, sidomos të miturve qasjen në këto objekte. Ligji i ri do të mundësojë më shumë të ardhura në buxhet përmes të cilave pastaj ato mjete do të mund të investohen në kulturë, në sport, në media dhe në fusha të tjera të rëndësishme të jetës shoqërore. Si kemi ardhur deri tek kjo zgjidhje? Në fakt ky ligj ka qenë apo ka filluar të draftojë që nga viti 2021 dhe ka pasur mundësi për të futur elemente të ndryshme, apo për ndryshime dhe plotësime. Qëllimi i Qeverisë dhe ministrisë së Financave, ka arritur që të konkretizohet në norma të caktuara, pas analizave të shumta që janë bërë edhe me situatën në vendet e rajonit, edhe me situatën në vendet europiane. Në fakt është konstatuar se aty ku organizohen lojëra të fatit në mënyrë të ligjshme në ato vende, zakonisht janë të larguara në distancë të caktuar, sidomos nga objektet arsimore dhe një praktikë të këtillë ne e kemi futur apo e kemi zbatuar edhe në dispozita të ligjit për organizimin e lojërave të fatit duke i larguar ato detyrimisht 500 metra nga institucionet arsimore”, sqaron Bilalli – Zendeli.

    Ajo thekson se me qëllim të mbrojtjes së popullsisë gjithashtu futet edhe numri i pagesave tek bastet e licencuara, si dhe bëhet edhe kufizimi i numrit të hapësirave të automat klubeve që mund të hapen me një licencë të vetme, si dhe futet kompenzimi shtesë për çdo pikë-pagesë të re të basteve dhe çdo hapësire të re të automat klubeve, dhe ky kompenzim i ri do të shkojë aty ku do të kontribuohet më shumë në buxhetin e shtetit.

    “Ne jemi të përcaktuar për të luftuar monopolin në çdo industri, përfshirë edhe industrinë e lojërave të fatit, sidomos pas konstatimit se këtu bëhet fjalë për njëfarë simbioze midis politikës dhe krimit të organizuar. Duke pasur parasysh se vetëm për një vit kompania e cila e ka licencën për organizimin e lojërave të fatit ka raportuar legalisht një profit apo profit prej plot 15 milionë eurosh, gjë e cila tregon se është një industri jashtëzakonisht e monopolizuar dhe në situata të tregut të lirë, të ekonomisë së lirë, normalisht se si parti politike do të bëjmë çmos për të demonopolizuar çdo industri në të cilën paraqiten elemente të dyshimta”, nënvizon Bilalli – Zendeli në intervistë për Poltiko.mk

    Po ashtu, shton ajo, një risi tjetër për sa i përket lojërave të fatit, është organizimi i tyre përmes internetit ku ka pasur vërejtje të caktuara, dhe lojërat e fatit përmes internetit sikurse edhe deri më tani do të organizohen me bashkëpjesëmarrjen e shtetit për shkak se edhe lojërat e fatit janë një industri në të cilën një pjesë e konsiderueshme të organizimit e ka shteti.

    “Me zgjidhjet e reja ligjore mundësohet liberalizimi i pjesshëm i tregut të lojërave të fatit në internet, respektivisht me bashkëpjesëmarrjen e shtetit do të mund të krijohen më shumë kompani për to. Në mungesë të direktivës konkrete ekziston një rekomandim i Bashkimit Evropian me numër 2014-478, do të thotë nga viti 2014, i cili është dokument që në hapësirën europiane rregullon funksionimin e lojërave të fatit dhe ka të bëjë me parimet e mbrojtjes të konsumatorëve dhe lojtarëve online, si dhe pamundësinë e qasjes së të miturve në bastet në internet. Ligji për lojërat e fatit në këtë drejtim është edhe pjesë e procesit të skriningut të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të kapitullit të katërt që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të kapitalit”, potencoi deputetja Arta Bilalli – Zendeli. (Poltiko.mk)

    Aktuale
    Previous ArticleUiski, një pije alkoolike me përfitime shëndetësore nëse konsumohet me moderim
    Next Article Pas takimit me Putinin në Kinë, Orban takon Mickoskin!

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.