Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Xavi nuk pret, ndez ‘El Clasico’ e fundjavës: Fitorja ndaj Real Madridit është jetike për ne INSAJDERI
    SPORT

    Xavi nuk pret, ndez ‘El Clasico’ e fundjavës: Fitorja ndaj Real Madridit është jetike për ne INSAJDERI

    24/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Trajneri i Barcelonës ka analizuar ndeshjen ndaj Athletic, të fituar minimalisht në fund, falë golit të një debutuesi 17-vjeçar me fanellën blaugrana, Marc Guiu. Ai ka nxjerrë në pah punën e ekipit të të rinjve. Në lidhje me klasiken e së shtunës së ardhshme bëri këtë prognozë fillestare: “Nuk ka nevojë t’i kushtëzojmë gjyqtarët”.

    Xavi Hernández vlerësoi lart paraqitjen e Athletic, por e bëri të qartë që, “nëse dikush e meritonte fitoren, ishte Barça”. Lidhur me lojën e zhvilluar: “Ne humbëm tri ose katër raste të pastra dhe në fund një fëmijë vendas, Marc, bëri diferencën për ne. Kjo më pëlqen edhe më shumë se fitorja.

    Nuk e kam problem të shkoj në ‘La Masia’, në situatën tonë duhet bërë. Çuditem që nuk tremben kur luajnë me ekipin e parë, më shikojnë me padurim, më shikojnë me pozitivitet. E pashë atë fytyrë te Fermín, Gavi, Balde, Lamine dhe tani Marc.

    Ata janë lojtarë që kanë talent. Iu besoj atyre ashtu siç më besuan mua dikur. Ne po tregohemi të guximshëm. I gjithë klubi duhet ta festojë golin e tij. Është një demonstrim që ekipi i të rinjve po punon shumë mirë.

    Ishte e vështirë për ne, sepse kundërshtari shtyu shumë. Ishte një lojë shumë e guximshme nga Athletic. Në pjesën e parë ishte e vështirë për ne, në të dytën ishim më të mirë, duke i sulmuar mirë hapësirat”.

    Për Xavi është shumë e rëndësishme të fitojë “El Clasico” e ardhshme dhe të kalojë përpara Real Madridit në klasifikim: “Është një lojë shumë e rëndësishme për ne. Kemi shumë lëndime, le të shohim nëse do t’i rikuperojmë disa titullarë këtë javë. Të luajmë në shtëpi është jetike për ne, duam ta fitojmë këtë ndeshje”.

    Previous ArticleNë 24 orët e fundit numri i njerëzve të vrarë në Gaza ka arritur në 704
    Next Article Vuçiq njofton një takim me Kurtin në Bruksel, por hesht në rendin e ditës

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.