Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) bëri thirrje të mërkurën për një ndihmë urgjente financiare për të ofruar përgjigjen e saj humanitare ndaj civilëve të prekur nga përshkallëzimi i dhunës në Gaza.
Sipas një deklarate, UNRWA kërkon 104 milionë dollarë për të mbuluar nevojat emergjente të ushqimit, jo ushqimore, shëndetit, strehimit dhe mbrojtjes për deri në 500,000 refugjatë palestinezë që kërkojnë siguri në strehimoret e agjencisë ose brenda komunitetit.
“Është jashtëzakonisht urgjente që qasja në ndihmën humanitare dhe mbrojtjen të ruhet për të gjithë civilët,” tha Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.
UNRWA tha se po përballet me një krizë financiare dhe ka vetëm fonde të mjaftueshme për të vazhduar aktivitetet e saj në rajon deri në fund të muajit.
“Ajo që po shpaloset është tashmë një tragjedi humanitare e paprecedentë. Sido që të jenë rrethanat, rregullat zbatohen në kohë konflikti dhe kjo nuk bën përjashtim. Ndihma për civilët që nuk kanë ku të ikin duhet të jenë të menjëhershme: ujë, ushqim, ilaçe”, tha Lazzarini. (politiko.makdomen.net)