Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Qytetarët e revoltuar se vazhdimit të bulevardit “Industrial” nuk i shihet fundi, arsyetimet e Bilall Kasamit nuk pinë ujë
    MAQEDONI

    Qytetarët e revoltuar se vazhdimit të bulevardit “Industrial” nuk i shihet fundi, arsyetimet e Bilall Kasamit nuk pinë ujë

    09/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Ishte data 16 korrik 2023 kur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi për fillimin e punimeve për vazhdimin e bulevardit “V. S. Bato” (Industrial) nga pjesa nën Kazermën e qytetit deri në fshatin Poroj. Që atëherë kanë kaluar afërsisht tre muaj, ndërkaq në terren shihet vetëm gërryerje dhe rrafshim i tokës në pjesën e parë aty ku edhe filluan punimet, shkruan Portalb.mk.

    Gjatë muajit gusht, nga Komuna e Tetovës për TV21 njoftuan se punimet do të intensifikoheshin në shtator dhe se vonesat ishin për shkak të procedurave pronësore juridike. Megjithatë edhe gjatë muajit shtator nuk pati intensifikim të punimeve.

    I pyetur për këtë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se çështja e eksproprijimit (shpronësimit) është përmbyllur, megjithatë ai theksoi se ka situata ku në disa prona nuk dihet se kush është pronari dhe këto e vonojnë procedurën. Ai nuk përmendi afat konkret se kur pritet të përfundojë i gjithë ky proces.

    Qytetarët në anën tjetër kërkojnë që ky bulevard të hapet sa më shpejtë deri në fshatin Poroj. Sipas tyre do të zvogëlohet trafiku në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, por edhe qasje më e lehtë në qytet kur në dispozicion do të jenë dy rrugë.

    “Është një nga rrugët më të rëndësishme që duhet të përfundohet sa më shpejtë sepse do na kursejë kohë, në rrugën aktuale, sidomos në lagjen Drenovec krijohet shumë trafik ndërsa sipas mendimit tim kjo rrugë do të zgjidh këtë problem, sepse për shembull nëse unë nuk kam punë përgjatë lagjes Drenovec pse të kaloj kot dhe të bëj guzhbë në vend se të dal nga rruga poshtë”, tha një banor i një fshati nga rrethina e Tetovës.

    “Këto i nisin punët edhe i çojnë zhag (zvarrë) me muaj, e vite. Unë mendoj se kjo rrugë nuk është edhe aq problem për tu bërë sepse traseja është e hapur, mund të ketë ndonjë problem me tokat por prapë mendoj se nëse ata duan do e zgjidhin. Apeloj që t’i shpejtojnë punimet”, tha një tjetër qytetar.

    Aktuale
    Previous ArticleUshqimi i shëndetshëm, një faktor kyç për suksesin e studentëve
    Next Article Shaqiri: Do të ndryshojmë mënyrën e financimit të arsimit fillor

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.