Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni u paraqit titullar për Granadën, e cila para shikuesve të vet ka barazuar me rezultat 2:2 me Barcelonën, në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit spanjoll.
Futbollisti Bryan Zaragoza është trim i skuadrës së Granadës.
Zaragoza në minutën e 1-rë (pas 17 sekondave) dhe të 29-të ka kaluar në epërsi Granadën.
Barcelona e hendikepuar pa sulmuesin Robert Lewandowskin e lënduar, ia doli që të marrë pikë në çastet e fundit.
Në fund të pjesës së parë Lamine Yamal ka ngushtuar rezultatin.