Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»“Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën
    MAQEDONI

    “Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

    28/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Nërpërmes një reagimi në “Facebook”, tifo-grupi nga Tetova, “Ballistët” kanë ngritur alarmin nëpërmes të cilit kërkojnë përgjegjësi për mos mbajtjen e premtimit për ndërtimin e stadiumit.

    Në reagimin e tyre, Ballistët kanë thënë se stadiumi i qytetit është tema dhe ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës, simpatizuesve kuqezi.

    “Ballistët”, përgjegjësi kanë kërkuar nga Lazim Destani po edhe nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami.

    Sipas tyre, Kasami ka dhënë disa premtime dhe nuk i ka mbajtur ato. Shtojnë se pikërisht Kasami po tenton të tallet me tetovarët dhe Ballistët për këtë çështje.

    Reagimi i plotë:

    ALARM !!! ALARM !!! ALARM !!!
    BALLISTËT KËRKOJNË PËRGJEGJËSI PËR PREMTIMIN E STADIUMIT TË RI NË TETOVË !!!
    Stadiumi i qytetit është tema dhe ëndrra e kahmotshme e qytetarëve të Tetovës, simpatizuesve kuqezi dhe Ballistëve, gjë e cila u premtua qe nga viti 2016 nga vetë pronari i kompanisë “Ekolog” z. Lazim Destani!
    Kaluan 7 vite të plota dhe investimi mbeti vetëm premtim i boshatisur, sepse punë nuk shohim ende, të paktën nuk e pamë as një përpjekje të vetme dhe serioze!
    Durimi i çdo tifozi më vetëm se ka humbur, dhe shihet qartë se këtu nuk ka asgjë konkrete, ndaj edhe ëndrra jonë më e madhe tani është zbehur!
    Ne muajin Korrik të këtij viti, në seancën e këshillit të komunës, kryetari Bilall Kasami para opinionit dha premtim, se deri në Shtator 2023 do të përzgjidhet kompania ndërtuese e stadiumit, por edhe paraqiti një video material në rrjetet sociale se stadiumi i qytetit në Tetovë do të rindërtohet së shpejti?!
    Tani po i drejtohemi hapur këtij njeriu, i cili mundohet të tallet dhe ti mashtrojë Ballistët të cilët jetojnë me Shkëndijën edhe kur ai nuk e ka njohur klubin tonë Shkëndija, por edhe stadiumin e qytetit se ka vizituar asnjëherë, para se të fillojë të meret me politikë!
    Fillimisht kërkojmë llogari për premtimin e dhënë dhe transparencë për mënyrën se si e sheh realizimin e kësaj ëndrre të qytetarëve të Tetovës në përgjithsi dhe Ballistëve në veçanti, pasi që tani kur të gjithë prisnim që të shpallet tenderimi dhe projekti i stadiumit, kryetari Bilall Kasami del me postime të reja, ku thiret në bashkëpunime për të mirën e qytetit dhe në fund poston një fjali gjysmake për stadiumin!
    Ne nuk kemi reaguar asnjëherë për marëveshjet e tij politike me partitë sllave dhe nuk pretendojmë ti tregojmë se në cilin mulli do ta dërgojë ujin, në atë pro europian, apo pro rus, por do të reagojmë fuqishëm për të mirën e qytetit tonë e sidomos për çështjen e stadiumit, andaj të këshillojmë si dhe të ftojmë që të merresh seriozisht me këtë temë të shenjtë për të gjithë ne simpatizuesit e flaktë të Shkëndisë!
    Ne si Ballistë, asnjeherë nuk kemi lejuar që Shkëndija të bëhet vegël dhe të keqpërdoret për përfitime politike dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe më tutje, sepse SHKËNDIJA ka jetuar dhe do të jetojë përgjithmonë, pa marrë parasysh zhvillimeve politike në vend!
    SHKËNDIJA është klub futbolli dhe jo politikë!!!

    Previous ArticleOEMVP dhe biznesmenët përshëndetin ndihmën e qeverisë ndaj kompanive
    Next Article Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.