Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»OEMVP dhe biznesmenët përshëndetin ndihmën e qeverisë ndaj kompanive
    MAQEDONI

    OEMVP dhe biznesmenët përshëndetin ndihmën e qeverisë ndaj kompanive

    28/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Biznesmenët i mirëpresin 150 milionë euro që ministri i Financave, Fatmir Besimi, paralajmëroi dje se do të ndahen nga buxheti i vitit të ardhshëm.

    Mendi Qyra, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për indeks.mk deklaroi se kompanitë e vlerësojmë ndihmën për biznesin, dhe se kanë diskutuar me ministrin Fatmir Besimi dhe kanë sugjeruar që fondet të investohen në Start Up dhe kompanitë mikro, duke besuar se kjo është një ide e mirë.

    “Çdo ndihmë e cila përgatitet për biznesin është e mirëseardhur dhe mendojmë se është pozitive por ne sigurisht nuk kemi informata të sakta se si janë ato të dedikuara për cilat kompani dhe si do të menaxhohen. Shpresojmë që të menaxhohen mirë ne kur do të kemi informata më të sakta do të dalim në opinion. Paraprakisht kemi biseduar dhe me ministrin Besimi, kemi kërkuar që të investohet ose të ndahen këto mjete në Start Up dhe mikro kompanitë. Besoj që qëllimi është i miri por që normalisht menaxhimi duhet të jetë akoma më i mirë”, tha Qyra.

    Biznesmeni i njohur Imer Selmani,pronar i “BISOIL-it” theksoi se, gjatë periudhës së kaluar, qeveria ka arritur të tejkalojë dy kriza – pandeminë dhe krizën energjetike. Qeveria ka punuar për të stabilizuar tregun dhe ulur çmimet e larta, duke ndihmuar bizneset vendore. Përveç kësaj, sipas tij pakoja e re pritet të ndihmojë kompanitë për të krijuar mirëqenie ekonomike dhe hapur vende të punës. Gjithashtu, investimet e shtetit në biznes kthehen shumëfish në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

    “Pavarësisht nga madhësia e biznesit gjatë periudhës së kaluar, falë përpjekjeve të qeverisë, kemi arritur të tejkalojmë dy kriza – njëra ishte pandemia dhe tjetra ishte kriza energjetike. Qeveria ka punuar për të stabilizuar tregun dhe ulur çmimet e larta, që kanë goditur bizneset vendore. Ashtu që kjo pako e re e cila paralajmërohet shpresojmë që të shkojë në vendet e duhura dhe për kompanitë e duhura të cilat krijojnë të mirat dhe progres ekonomik dhe hapin vende të punës, domethënë kjo ishte dëshira dhe apeli im. Kurse nuk diskutohet çdo euro të cilën shteti e vendos nëpërmjet formave të ndryshme në biznes, ajo i kthehet shtetit shumëfish dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve. Si dhe dua të theksoj se tani mbas gjithë këtyre tre dekadave betejës së madhe politike që është bërë në vendin tonë, betejat e rradhës do të jenë beteja të pastra ekonomike. Dhe këtu të jemi neve si kompani dhe si afaristë më të përgatitur në sfidat e reja sikurse që është edhe ky investim i soçëm dhe që do të jenë edhe shumë të tjera jo vetëm në Saraj dhe rrethinë por në të gjithë vendin tonë”, tha Selmani

    Ramadan Vejseli, pronar i mullirit “Ballkan” në Tetovë dhe kryetar i prodhuesve të mielli tek Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore dhe nënkryetar i kësaj Ode, u shpreh se qeveria po bën përpjekje për të ndarë ndihmën për kovidin dhe raste të tjera, duke pasur parasysh situatën e vështirë në Maqedoninë e Veriut. Kjo ndihmë është e vlerësuar dhe e mirëseardhur nga të gjitha bizneset.

    “Gjithsesi që do të jenë ndihmë këto versionet që qeveria mundohet dhe ndan ose për kovidin po ashtu dhe për raste të tjera janë për t’u përshëndetur, ne e dimë shumë mirë se në çfarë gjendjeje është Maqedonia e Veriut dhe veçanërisht në këto momente prandaj çdo ndihmesë nga ana e qeverisë është e mirëseardhur”, tha Vejseli. /indek.mk

    Previous ArticleMASH: Komuna e Tetovës më pak të merret me politikë, e më shumë të fokusohet te nxënësit!
    Next Article “Stadiumi”, “Ballistët” ngrenë “alarmin”: Bilall Kasami tenton të tallet dhe mashtron tetovarët të cilët jetojnë për Shkëndijën

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.