Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Rusia në anën e Serbisë: S’ka stabilizim në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së!
    BOTA

    Rusia në anën e Serbisë: S’ka stabilizim në Kosovë shkaku i politikave të SHBA-së dhe BE-së!

    28/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Rusia nuk e sheh mundësinë e stabilizimit afatgjatë në Kosovë, për shkak të politikës nxitëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, ka thënë zëvendësministri i Punëve të Jashtme ruse, Aleksandar Grushko.

    Sipas Grushkos, kryeministri i Kosovës po mbështetet te shefat e tij, duke aluduar në Washingtonin dhe Brukselin, për të rritur, siç thotë ai, presionin ndaj Beogradit.

    “Nuk ka asnjë perspektivë për stabilizim afatgjatë. Lideri i Kosovës, Kurti, i cili ruan tensionet në terren dhe dëbon serbët, po mbështet te shefat e tij, Washingtoni dhe Brukseli, për të rritur më tej presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar njohjen e rajonit që shpalli pavarësinë në kundërshtim me rezolutën 1244 të OKB-së”, ka thënë ai.

    Grushko ka thënë se reagimi i Perëndimit ndaj provokimeve të Kosovës është i ngadalshëm dhe joparimor.

    “Dhe kjo vetëm e bind Kurtin se taktika të tilla përfundimisht do të sjellin rezultate”, përfundoi Grushko.

    Të dielën në Banjskë të Zveçanit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Rreth 30 sulmues të armatosur u strehuan në Manastirin e Banjskës.

    Në aksionin e Policisë së Kosovës, zyrtarisht janë të konfirmuar tre sulmues të vdekur. U arrestuan tetë persona. Katër prej tyre u liruan në mungesë provash. Gjatë operacionit u gjet një sasi e madhe armësh.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar Serbinë se është përgjegjëse për organizimin e një grupi serbësh të armatosur.

    Previous ArticleMuja: Vuçiqi, Vulini dhe Radojiçiqi versioni modern i Millosheviqit, Sheshelit, e Arkanit
    Next Article Grubi uron komunitetin boshnjak: Respektojmë vlerat identitare të njëri-tjetrit, të bashkuar hapërojmë drejt integrimit të vendit në BE

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.