Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Scholz në OKB: Paqe e rremë në Ukrainë, me një urdhër Putin mund të ndalojë gjithçka
    BOTA

    Scholz në OKB: Paqe e rremë në Ukrainë, me një urdhër Putin mund të ndalojë gjithçka

    20/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka paralajmëruar nga zgjidhje vetëm në dukje në lidhje me luftën në Ukrainë. Scholz kërkoi edhe reformimin e Këshillit të Sigurimit.

    Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbështetur përpjekjet ndërkombëtare për paqe në Ukrainë. “Në të njëtën kohë duhet të kemi kujdes nga zgjidhje vetëm në dukje, që ‘paqen’ e mbajnë vetëm në emër”, tha Scholz. Sepse “paqja pa liri do të thotë nënshtrim”. “Paqja pa drejtësi do të thotë diktat. Këtë më në fund duhet ta kuptojë edhe Moska.”

    Kancelari gjerman kërkoi nga presidenti Putin edhe njëherë, t’i japë fund luftës. “Mos harroni: Rusia është përgjegjëse për këtë luftë. Dhe është presidenti rus, që në çdo kohë mund ta ndalë atë vetëm me një urdhër.”

    Reformim i Këshillit të SigurimitScholz tha se ukrainaset e ukrainasit “luftojnë për jetën e lirinë e tyre tyre, për pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit, për të ruajtur parimet të cilave u detyrohemi të gjithë.” Lufta në Ukrainë nuk ka sjellë vuajtje të mëdha vetëm në Ukrainë, shtoi Scholz. “Nën inflacionin, rritjen e borxheve, mungesën e plehrave kimikë, urinë dhe rritjen e varfërisë vuajnë qytetare e qytetarë në të gjithë botën.”

    Në fjalimin e tij Scholz u shpreh edhe për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Përbërja e kësaj instance me SHBA, Rusinë, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe, pesë anëtarë të përhershëm është jashtë kohe. “Afrika meriton më shumë peshë, po ashtu edhe Azia dhe Amerika Jugore.” Scholz nuk përmendi shprehimisht dëshirën e Gjermanisë për një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit, por përmendi kandidaturën e Gjermanisë për një vend dy vjeçar jo të përhershëm në vitet 2027/2028. Ndërsa Biden në fjalimin e tij para OKB-së, një apel i fortë për multilateralizmin, bëri thirrje që të dënojnë sulmin kundër Ukrainës edhe për të mbrojtur veten./DW

    Previous ArticleVajza e ther me thikë nënën e saj në Fushë-Kosovë
    Next Article Komuna e Prishtinës publikon udhëzuesin për legalizimin e ndërtimeve, kush nuk aplikon përfshihet në listën e rrënimit

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.