Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Ukraina rimerr më shumë territor në lindje
    BOTA

    Ukraina rimerr më shumë territor në lindje

    18/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Çlirimi i vendbanimeve pranë Bakhmutit do të lejonte ushtrinë ukrainase të përparonte në jug

    Forcat ukrainase kanë rimarrë disa territore në frontin lindor dhe kanë avancuar në jug. Presidenti Volodymyr Zelenskiy bëri të ditur se ushtarët arritën që të merrnin një fshat në krahun jugor të Bakhmut, Kjo është fitorja e dytë me e rëndësishme e Ukrainës, gjatë kundërofensivës.

    “Dëshiroj të përgëzoj veçanërisht ushtarët që hap pas hapi po i kthejnë Ukrainës atë që i takon, përkatësisht në zonën e Bakhmutit”, tha Zelenskiy në fjalimin e tij drejtuar kombit.

    Lufta e rëndë për fshatin Klishchiivka ka zgjatur javë dhe vjen pasi Kievi kishte marrë kontrollin e një fshati të vogël aty pranë Andriivka. Përfitimet kanë qenë ndër më të rëndësishmet në kundërsulmin e Ukrainës, qe filloi në Qershor dhe ka luftuar për të thyer linjat ruse.

    Pasi rimorën fshatin në një video forcat ukrainase shihen duke shfaqur flamurin kombëtar blu dhe të verdhë në ndërtesat e rrënuara me zhurmën e luftimeve në sfond.

    Klishchiivka, ashtu si Andriivka dhe vendbanimet e tjera në Ukrainën lindore ranë në duart e Rusisë në Maj. Analistët ushtarakë ukrainas thanë se këtë javë çlirimi i vendbanimeve pranë Bakhmutit do të lejonte ushtrinë të përparonte nga krahu jugor në zonën e Bakhmutit.

    Më tej në jug në rajonin e Donetskut, trupat ukrainase vijojnë të frenojnë një ofensivë ruse drejt qyteteve Avdiivka dhe Maryinka. Forcat ukrainase po përpiqen të avancojnë drejt Detit Azov në jug që synon të shkatërrojë forcat ruse.

    Ndërkaq Rusia kreu një valë të re sulmesh ajrore dhe bombardimesh në Ukrainë, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur katër persona në rajonin jugor të Khersonit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se 18 nga 24 dronë rusë u rrëzuan mes tyre edhe 17 raketa të cilat dëmtuan disa ndërtesa.

    Nga ana tjetër Krimea ishte sërish nën objektivin ukrainas. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj rrëzuan tre drone ukrainas mbi Krimenë jugperëndimore dhe dy mjete të tjera ajrore pa pilot në të njëjtën zonë.

    Klan News

    Previous ArticleKryeministri Kovaçevski në vizitë pune në SHBA
    Next Article Del iOS 17, mësoni nëse mund ta shkarkoni në iPhone tuaj

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.