Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Liga e Kombeve për vajza/ Trajneri Grima grumbullon 21 futbolliste, Shqipëria sfidon Hungarinë dhe Irlandën e Veriut
    SPORT

    Liga e Kombeve për vajza/ Trajneri Grima grumbullon 21 futbolliste, Shqipëria sfidon Hungarinë dhe Irlandën e Veriut

    17/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Kombëtarja shqiptare e vajzave nis nga e hëna e 18 shtatorit përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që luhen në muajin shtator, ndaj Hungarisë më 22 shtator në ‘Loro Boriçi’ dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 shtator.

    Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima ka zyrtarizuar sot listën me emrat e 21 futbollisteve që janë ftuar për këto dy sfida të rëndësishme. 17 prej lojtareve të grumbulluara nga tekniku kuqezi kanë qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares së vajzave, ndërsa trajneri Grima ka ftuar për herë të parë në ndeshje zyrtare katër futbolliste të reja, Bora Fuçia, Stela Tomaj, Jehona Coka dhe Marie Bashka.Përfaqësuesja kuqezi do të grumbullohet të hënën në Shkodër dhe më 22 shtator do të luajë ndeshjen e parë ndaj Hungarisë në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në ora 17:00. Sakaq, më 24 shtator, skuadra kuqezi do të niset drejt Belfastit, ku më 26 shtator do të përballet me Irlandën e Veriut, me ndeshjen që është planifikuar të nisë në ora 19:00 me orën lokale (20:00 CET).

    Shqipëria gjendet më Ligën B dhe është shortuar në grupin B1, së bashku me Irlandën e Veriut, Irlandën dhe Hungarinë. Liga e Kombeve është një risi e UEFA-s që do të aplikohet për kualifikueset e Kampionatit Europian dhe Botëror për vajza e që i jep mundësinë ekipeve të vajzave të luajnë shanset e tyre kundër ekipeve me thuajse të njëjtin nivel mes tyre.

    Sipas skemës së përcaktuar nga UEFA, katër ekipet e Ligës B që dalin në krye të grupeve përkatëse do të ngjiten direkt në Ligën A, ndërsa katër ekipet e renditura në vendet e dyta në Ligën B do të përballen me katër skuadrat e renditura në vendet e treta në Ligën A, ku fituesit do të qëndrojnë/zbresin në Ligën A/B.

    Tre ekipet e renditura në vendet e treta në Ligën B do të luajnë kundër tre ekipeve të renditura më mirë në grupin C, ndërsa vendi i tretë më i dobët në Ligën B dhe katër vendet e fundit të secilit grup do të zbresin automatikisht në Ligën C.

    Më poshtë edhe lista e plotë e 21 vajzave të grumbulluara nga trajneri Armir Grima për dy sfidat e para në Ligën e Kombeve ndaj Hungarisë dhe Irlandës së Veriut:

    Previous ArticleHoroskopi nga Paolo Fox, e diel 17 shtator 2023: Të gjitha shenjat
    Next Article “Të gjitha janë themele në tokën e katragjyshit”, Ali Ahmeti prezanton shtëpinë e tij në Zajaz, tregon se si ia “rrënuan” vëllezërit shtëpinë e vjetër

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.