Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rritja e rasteve me COVID-19, infektologët tregojnë nëse pritet përkeqësim i situatës
    RAJON

    Rritja e rasteve me COVID-19, infektologët tregojnë nëse pritet përkeqësim i situatës

    24/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Një pacient është duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vetëm në dy javët e fundit, sipas IKSHPK-së, janë regjistruar 46 raste me koronavirus. Vlerësohet se gjendja e përgjithshme epidemiologjike është stabile.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar sot se vetëm në dy javët e fundit janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19.

    Infektologu Arben Vishaj ka konfirmuar për Express se aktualisht një pacient është i shtrirë në Klinikën Infektive si pasojë e infektimit me këtë virus. “Një pacient e kemi të shtrirë në Klinikën Infektive. Gjendja e tij është stabile”, ka thënë Vishaj.

    E lidhur mbi mundësinë e përhapjes në masë të madhe të koronavirusit ka folur infektologu Hamdi Hamadani, i cili ka thënë se në rritjen e rasteve me Covid-19, ka ndikuar sezoni i verës, duke përmendur ardhjen e mërgimtarëve dhe fluksin e madh të qytetarëve në kafene e restorante.

    “Si pandemi mendoj që vaksinimi jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e botës e ka zvogëluar , e ka ulë shumë dinamikën, por që rastet me COVID-19 mendoj që janë paraqitur, janë raste që janë si pasojë e ardhjes së mërgatës, koncentrimi i madh i njerëzve në restorante, bazente, kafene e të tjera, e kanë favorizuar”, ka thënë ai.

    E meritën për uljen e rasteve me COVID-19, ai ia ka lënë procesit të vaksinimit.

    “Nuk mendoj që do të kaloj në shifra, në një masë të një sëmundje që do të marr përmasa të mëdha, të rritur, shqetësuese apo të tjera, nëse bëhet vaksinimi dhe imunizimi me vaksina”, deklaroi Ramadani.

    IKSHPK-ja ka njoftuar sot në nga 9 gushti janë raportuar 46 raste pozitive me COVID-19. Sipas tyre, numri më i madh i rasteve i takon grup-moshës 40-49 vjeç e më së shumti raste u raportuan në Prishtinë.

    “Në dy javët e fundit (09.08.2023 – 22.08.2023) janë raportuar 46 raste pozitive dhe asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 40-49 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 43 vjeç. Prej rasteve të konfirmuara, sipas komunave rezulton se numri më i madh është raportuar nga komuna e Prishtinës dhe Kamenicës (me nga 14 raste), kurse incidenca më e lartë e rasteve në 100,000 banorë është raportuar në komunën e Kamenicës”, thuhet në njoftim.

    Ata kanë bëtë thirrje për kujdes, teksa shtuan se gjendja epidemiologjike aktualisht është e qetë.

    “Përkundër rasteve të shënuara së fundi, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

    Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 274,012 raste me COVID-19. Gjithsej kanë vdekur 3.219 qytetarë, e janë shëruar 270.758 të tjerë.

    IKSHPK-ja vazhdimisht pati kërkuar që qytetarët që janë kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, të testohen.

    Ndërkaq bartja e maskës, distanca, larja e duarve e vaksinimi janë disa nga masat parandaluese të përhapjes së virusit.

    Previous ArticleKërkohej për gjashtë vepra penale, bie në pranga të policisë
    Next Article Beogradi vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.