Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Ukraina po finalizon marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra
    BOTA

    Ukraina po finalizon marrëveshjen për sigurimin e anijeve me drithëra

    21/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Ukraina është duke e finalizuar një marrëveshje me kompani globale të sigurimit për t’i mbuluar anijet me drithëra që udhëtojnë drejt dhe nga portet e saj në Detin e Zi, raportoi më 21 gusht Financial Times duke cituar zëvendësministrin e ekonomisë të Ukrainës, Oleksandr Gryban.

    Gryban i tha mediumit amerikan se marrëveshja ishte duke “u diskutuar në mënyrë aktive” mes ministrive përkatëse, si dhe bankave vendase dhe grupeve ndërkombëtare të sigurimeve, përfshirë kompaninë Lloyd’s të Londrës, Anglisë.

    Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e paralajmëruaj se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

    Kjo deklaratë e Zelenskyt, më 8 gusht, erdhi pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

    Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi ishin përshkallëzuar në korrik, kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe siloset e drithit ukrainase.

    Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi që tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj.

    Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i propozoi muajin e kaluar presidentit rus ,Vladimir Putin, që ta zgjasë marrëveshjen në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022.

    Kjo bllokadë po e ngufat Ukrainën ekonomikisht, pasi ekonomia e saj para luftës varej pothuajse plotësisht nga eksporti, me çelikun dhe drithërat më të eksportuarat. /REL

    Previous ArticleJuventus fiton bindshëm në transfertë, Lazio humbet me përmbysje
    Next Article Horoskopi 21 Gusht 2023

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.