Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Bilanci tragjik nga zjarret në Hawaii
    BOTA

    Bilanci tragjik nga zjarret në Hawaii

    11/08/2023
    Facebook Twitter Email

    53 persona kanë humbur jetën ndërsa 1000 rezultojnë të zhdukur, 80% e qytetit turistik Lahaina është shkatërruar

    Bilanci i të vdekurve nga zjarret në Hawaii është rritur në 53 ndërsa 1000 njerëz rezultojnë të zhdukur në ishullin Maui.

    Guvernatori Josh Green i quan zjarret atje “fatkeqësia më e madhe natyrore në historinë e shtetit të Havait”. Ai tha se 80% e qytetit turistik Lahaina, në bregun perëndimor të ishullit, është djegur dhe rreth 1700 ndërtesa janë shkatërruar.

    Video e dëshmitarëve okularë në brigjet e Maui tregoi shkallën e zjarreve që e kthyen qytetin turistik të Lahaina në gërmadha. Turistët u detyruan të hidheshin në det, pasi flakët u përhapën në zonat e populluara. Asnjë nga tre zjarret kryesore të mëdha nuk është shuar ende.

    Mijëra zjarrëfikës, së bashku me qen të specializuar nga Kalifornia dhe Uashingtoni po ndihmojnë ekipet e kërkimit dhe shpëtimit për të gjetur të tjerë persona të cilët ndodhen nën rrënoja. Më shumë se 14,000 turistë janë evakuuar dhe 11,000 njerëz janë ende pa energji në ishull. Shkaku i zjarreve nuk është përcaktuar ende, por Shërbimi Kombëtar i Motit tha se zjarret u nxitën nga një valë të nxehti shoqëruar nga era e thatë. Zjarret filluan të martën në mbrëmje të nxitura nga erërat e fuqishme të uraganit Dora.

    Ekspertët janë shprehur se shkalla e katastrofës do kalojë atë të vitit 1960 , ku Hawaii u godit nga një cunami që vrau 61 njerëz. Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë në shtetin e Hawait ndërsa pritet që qeveria federale do të sigurojë fonde për të ndihmuar rindërtimin.

    Skenat të tilla të shkatërrimit në masë janë bërë shumë të njohura këtë verë. Zjarret, shpesh të nxitura nga nxehtësia rekord, detyruan evakuimin e dhjetëra mijëra njerëzve në Greqi, Spanjë, Portugali dhe pjesë të tjera të Evropës.

    Në Kanadanë perëndimore, një seri zjarresh jashtëzakonisht katastrofike shkaktuan probleme me cilësinë e ajrit në SHBA ndërsa tymi arriti deri në Europë. Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, të nxitura nga përdorimi i karburanteve fosile, po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve të tilla ekstreme të motit.

    Klan News

    Previous ArticleGjendja në pikat kufitare
    Next Article LSDM: VMRO-DPMNE tu kërkojë falje qytetarëve për përhapjen e lajmeve të rrejshme

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.