Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Të paktën 6 të vrarë nga zjarri në Havai
    BOTA

    Të paktën 6 të vrarë nga zjarri në Havai

    10/08/2023
    Facebook Twitter Email

    Një zjarr që filloi në qendër të ishullit Maui të Havait, të mërkurën u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe biznese në një qytet historik turistik. Një numër i banorëve në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar nga flakët.

    Zjarri ka përfshirë edhe qendrën tregtare të qytetit Lahaina, një zonë popullore me shumë restorante, tha zëdhënësja e Qarkut Maui, Mahina Martin të mërkurën.

    Në fotot e publikuara nga zyrtarët e qarkut gjatë natës shihet një linjë flakash mbi ndërtesat në qendër të qytetit, të themeluar në vitet 1700, i cili është në Regjistrin Kombëtar të Zonave Historike. Një video e filmuar nga ajri pas lindjes së diellit tregon ndërtesa të lagjeve të tëra të shndërruara në hi dhe tym të dendur.

    “Mos shkoni në Lahaina Town”, thuhej në një postim të qarkut Maui në Twitter disa orë përpara se të gjitha rrugët brenda dhe jashtë komunitetit më të madh të pjesës perëndimore të ishullit të mbylleshin për të gjithë, përveç personelit të urgjencës. Më shumë se 2100 njerëz e kaluan natën në qendrat e evakuimit.

    Shërbimi Kombëtar i Motit tha se uragani Dora, i cili po kalonte në jug të ishullit në një distancë të sigurt prej 805 kilometrash, ishte pjesërisht shkaktar i erërave të forta që arritën shpejtësinë prej 97 kilometrash në orë dhe shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike, tronditën shtëpitë dhe detyruan ndërprerjen e fluturimeve të helikopterëve që përdoreshin për shuarjen e zjarreve.

    Roja Bregdetare shpëtoi të martën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, të cilët ishin hedhur në oqean për t’i shpëtuar zjarrit dhe tymit, thanë autoritetet.

    Zjarret shkaktuan vdekjen e gjashtë personave në ishullin Maui, tha kryetari i bashkisë së qytetit Lahaina, Richard Bissen Jr. gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes./VOA

    Previous ArticlePolicia sekuestron armën dhe disa fishekë nga një person në hapësira të QKUK-së
    Next Article ​Arrestohet një person për grabitje të armatosur në Ferizaj

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.