Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama: Takim pa Kurtin në Tiranë nuk ka! Kam për borxh ta ftoj, larg qoftë ta kidnapoj…
    RAJON

    Rama: Takim pa Kurtin në Tiranë nuk ka! Kam për borxh ta ftoj, larg qoftë ta kidnapoj…

    07/07/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri i vendit Edi Rama ka folur dhe në konferencën e përbashkët me homologun e tij Dritan Abazoviç, sa i takon raportit të tij me kreun e qeverisë kosovare Albin Kurti.

    Rama u shpreh se e sheh shumë të rëndësishme praninë e Kurtit në takimin informal para samitit të Tetorit. Ai ritheksoi se ka bërë përpjekje deri në moment të fundit për ta takuar Kurtin dje në Prishtinë.
    “Glauk Konjufcën kam kaluar aq mirë sa s’ka pësuar asnjë lëndim, nuk mund të ankohet. Po më mirë pyesni Albinin, ndërsa përsa i përket pse nuk u takuam ju siguroj se unë kam bërë çmos deri në minutën e fundit, ai ka arsyet e veta, un s’dua ta interpretoj “pse-në” sepse ai është në një tjetër botë dhe unë e kuptoj sikletin e asaj bote, thjesht mendoj se kjo bota ku jam unë është më e madhe se ajo ku është Albini, ai është shkëputur dhe është futur në një botë që është e mbyllur, por respekt gjithsesi në hallin ku është. Unë kam për borxh ta ftoj, nuk kam për detyrë ta sjell, larg qoftë ta kidnapoj unë dhe të futem në listën e atyre që janë kriminelë për hir të Serbisë, e përfytyroni po ta mar Albinin në Tiranë se ça bëhet, takim pa kryeministrin e Kosovës në Tiranë nuk ka, kështu e kuptoj unë rëndësinë e tij sa i takon procesit të Berlinit. Por nuk përjashtoj se mund të mos vijë, por them që do vijë”, deklaroi Rama.

    Kryeministri po ashtu mohoi të ketë diskutuar për draft asociacionin me Glauk Konjufcën.

    “Unë me Glaukun kemi pasur një bisedë fantastike. Unë flisja, Glauku qeshte. Nuk kemi folur asnjë fjalë për draftin e asociacionit. Pse i tha Glauku ato jashtë duhet të pyesni Albinin që nuk ishte në takim, jo Glaukun. Glauku nuk di fare ça është drafti, di çfarë duhet të thotë para kamerave, pasi është konsultuar me Albinin, pavarësisht se me kë ka qenë përpara. Sepse kështu funksionon demokracia në qeverinë e Kosovës dhe unë e respektoj. Është vendi më demokratik në Ballkan, siç thotë Albini”.

    /tvklan.al

    Previous ArticleLobim për bixhoz: Kritika të ashpra ndaj ambasadorit austriak në Shkup
    Next Article Rama: Nuk shkova në Prishtinë për t’u martuar me Albin Kurtin, nuk ndihem i fyer si një dhëndër të cilit nusja nuk i doli në takim

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.