Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Një tjetër kishë në Stamboll kthehet në xhami
    BOTA

    Një tjetër kishë në Stamboll kthehet në xhami

    25/05/2024
    Facebook Twitter Email

    Turqia ka hapur kishën e lashtë Chora, një nga ndërtesat më të famshme bizantine të Stambollit, për adhuruesit myslimanë pasi u përdor si muze për më shumë se 70 vite. Kjo nuk është hera e parë që një ndërtesë e cila më herët ka shërbyer si kishë shndërrohet në një xhami. Agjencia e lajmeve “Reuters” risjell në vëmendje rastin e ish-kishës Hagia Sophia.

    Presidenti Rexhep Taip Erdogan, i cili është kreu i një partie me rrënjë islamike, e ktheu Hagia Sophia-n nga një muze në një xhami në vitin 2020 në një ceremoni ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

    Ky veprim u kritikua nga udhëheqësit e kishës dhe disa vende perëndimore, të cilët thanë se rikonvertimi i Hagia Sophia rrezikonte thellimin e përçarjeve fetare. Erdogan tha se kjo ishte ndërhyrje në të drejtat sovrane dhe se ai ishte i vendosur të mbronte të drejtat e muslimanëve.

    Kisha origjinale Chora, ose Kariye, daton në shekullin e 4-të dhe u kthye në një xhami nga osmanët. Ai u bë muze në vitin 1945 dhe Erdogan nënshkroi një urdhër në vitin 2020 për ta kthyer atë në një xhami. Ajo u rihap sërish pas restaurimit që ju nënshtrua Fasada e jashtme e kishës së vjetër u ruajtën si një muze dhe vizitorë të ndryshëm kishin mundësi të shikonin pa pengesa mozaikët e çmuar.

    Shumë turistë britanikë patën mundësi të shikonin mozaikët e Jezusit dhe të Marisë.

    Ferdy Simon, një turist britanik, thotë se do të kishte preferuar që ndërtesa të mbetej si muze, në mënyrë që njerëzit të mund të shihnin mozaikët dhe afresket atje.

    “Më duket se është një lojë politike. Është pak turp kur sheh gra të devotshme që kanë ardhur këtu për t’u lutur dhe atyre nuk u lejohet ta bëjnë këtë gjë. Nuk di çfarë të them. Është e njëjta gjë me Hagia Sophia.”

    Ugur Gokgoz, një qytetar turk që erdhi për t’u falur, tha se ishte e drejta e popullit turk të përdorte Chora si xhami, duke shtuar se artefaktet brenda muzeut ishin ruajtur.

    “Në seksionin e vjetër të muzeut, gjithçka ishte gjithashtu e ruajtur në masë të madhe. Kishte një pjesë të vogël të rezervuar për namaz. Në fund nuk e prishën të gjithën dhe e kthyen në xhami. Ne hymë në pjesën e vogël dhe u falëm. Aty nuk ka asnjë problem për njerëzit pasi marrin abdesin, hyjnë me këmbë të pastra, falen, vizitojnë pjesët e tjera dhe më pas largohen.”

    Burcin Altinsay Ozguner, kreu i Turqisë i Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Vendet, thotë se artefaktet e Chora janë unike dhe mënyra më e mirë për t’i vënë ato në dispozicion për studiuesit është ruajtja e ndërtesës si një muze.

    “Ato afreske dhe mozaikë janë aq unikë dhe kaq të jashtëzakonshëm sa është mirë të mos i prekësh në asnjë mënyrë. Dhe është gjithashtu mënyra më e mirë për t’i treguar dhe për t’i vënë në dispozicion intelektualëve, studiuesve që të vijnë dhe të shohin se çfarë ka atje, sepse është një ndërtesë unike”.

    Vendimi për shndërrimin e ish-kishës, e njohur për artin e saj të bukur bizantin, në një vend fetar solli kritika të ndryshme. Shumë njerëz kanë pasur frikë se një ndryshim i tillë mund të vinte në rrezik afresket dhe mozaikët me vlerë të konsideruar si një nga pjesët më domethënëse që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore të kësaj zone. Megjithatë, thirrjet u injoruan dhe ekspertët e shohin këtë lëvizje si një nevojë politike dhe jo të qytetarëve.

    “Sigurisht, ka përfitime politike pas kësaj. Siç thashë, nuk ka një nevojë urgjente për një xhami – si në rastin e Hagia Sophia ashtu edhe në këtë sepse ka xhami të tjera shumë pranë tyre. Kështu që nuk del një nevoje fizike, por ajo vjen nga ndoshta disa nevoja të tjera.”

    Kisha e Shpëtimtarit të Shenjtë në Chora, e ndërtuar pranë mureve të qytetit të lashtë të Kostandinopojës, përmban mozaikë dhe afreske të shekullit të 14-të që tregojnë skena nga tregimet biblike.

    Ato u suvatuan pasi osmanët pushtuan qytetin në 1453, por u zbuluan kur kisha Hagia Sophia u shndërrua në një muze në 1945.

    Kjo e fundit konsiderohet si mishërimi i arkitekturës bizantine dhe thuhet se “ka ndryshuar historinë e arkitekturës”. Ajo mbeti katedralja më e madhe në botë për gati një mijë vjet, derisa Katedralja e Seviljes u përfundua në vitin 1520.

    Pas rënies së Konstandinopojës nën Perandorinë Osmane në 1453, ajo u shndërrua në një xhami duke u bërë kryesoja e Stambollit deri në ndërtimin e Xhamisë Sulltan Ahmed në 1616.

    Klan News

    Previous Article483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania për tre muaj
    Next Article E rëndë në Itali! Shqiptarja futet në shtëpinë e fqinjes, godet me thikë nënë e bijë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.