Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»DASH: RMV-ja të mbajë frymën e “Prespës” dhe “Ohrit”!
    BOTA

    DASH: RMV-ja të mbajë frymën e “Prespës” dhe “Ohrit”!

    12/04/2024
    Facebook Twitter Email

    SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, kurse diskursi publik të bazohet në fakte – transmeton Zëri i Amerikës deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Mediat greke me vëmendje po ndjekin deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu po ndiqet edhe përdorimi i emrit “Maqedoni”, pa “E Veriut”, nga disa kandidatë.

    “Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedone ka pyetur Departamentin Amerikan të Shtetit, nëse janë të shqetësuar për cënimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës?

    “Sikurse që SHBA-të mbeten të përkushtuar për Marrëveshjen e Prespës, presim që RMV-ja ta mbajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet e bazuar në fakte dhe të rrënjoset në përkushtimin e së ardhmes së RMV-së në BE” – thonë nga DASH.

    Presidenti amerikan, Xho Bajden, në vitin 2021 dekretoi urdhërin ekzekutiv, ku parashihet “ngrirja” e pronës dhe ndalimi i hyrjes në SHBA për persona që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

    “Përgjegjësit ose ata që cënojnë, pengojnë apo kërcënojnë implementimin e çdo marrëveshje rajonale të sigurisë, paqës ose marrëveshjeve të bashkëpunimit, marrëveshjeve kornizë që lidhen me Ballkanin Perëndimor, duke llogaritur Marrëveshjen e Prespës së vitit 2018 dhe Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2001” – thuhet në urdhërin ekzekutiv të presidentit Bajden.

    Pas urdhërit ekzekutiv të Presidentit Bajden, VMRO-DPMNE-ja opozitare, përmes një komunikate, kishte deklaruar se nuk ka marrë pjesë në negociata dhe miratimin në parlament të Marrëveshjes së Prespës, si dhe e kanë quajtur në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

    “Prespa”, “Ohri” por edhe Traktati i Miqësisë me Bullgarinë vazhdimisht përmenden nga opozita por edhe parti dhe kandidat presidencial, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e dyfishta. /tvklan.mk/

    Previous ArticleZvicra rrit numrin e ushtarëve të saj në Kosovë
    Next Article KSHZ do ta bëjë shortin për radhitjen në listën me kandidatë për deputetë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.