Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»SPORT»Futboll: Sot në “Pushkash Arena” në Budapest, miqësorja Hungari – Kosovë
    SPORT

    Futboll: Sot në “Pushkash Arena” në Budapest, miqësorja Hungari – Kosovë

    26/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Përfaqësuesja e Kosovës dhe përzgjedhësi i ri, Franco Foda, do të kenë një test të vërtetë sonte, kur do të takohen me Hungarinë në një ndeshje miqësore.

    Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, me fillim prej orës 19:00, shkruan Gazeta Express.

    Kosova hyn në këtë ndeshje pas fitores minimale në miqësoren ndaj Armenisë. Me rezultat të njëjtë, por si vendase, fitoi edhe Hungaria ndaj Turqisë.

    Përveç Leart Paçaradës, i cili është në dyshim shkaku i një lëndimi, Foda do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët tjerë.
    Lajm i mirë padyshim se është riaftësimi i kapitenit, Amir Rrahmani, i cili mungoi ndaj Armenisë.

    Trajneri gjerman i Kosovës në konferencën për media dje theksoi se Kosova nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një kundërshtari të fortë si Hungaria, por shtoi se ka besim te grupi.

    “Nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne zhvilluam ndeshje të mirë ndaj Armenisë. Kemi ekip që ka aftësi teknike, por përballja ndaj Hungarisë do të jetë e vështirë, që udhëhiqet nga një trajner që ka treguar paraqitje të mira siç është Marco Rossi. Sidoqoftë, ne mbesim skuadër e fortë dhe kemi besim te grupi ynë. Ndeshja me Hungarinë ishte aranzhuar para se unë të bëhesha trajner i Kosovës. Por, ne duhet të përballemi ndaj kundërshtarëve të tillë, pasi është niveli ku ne synojmë të arrijmë dhe të luajmë në të ardhmen. Ne do të luajmë me besim përballë Hungarisë”, ishte shprehur Foda të hënën.

    Në konferencën para gazetarëve në Budapest ishte paraqitur edhe Amir Rrahmani, i cili vuri në pah rëndësinë që Kosova të testojë veten me kundërshtarë si Hungaria.
    “Ndeshja ka rëndësi sepse është në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator. Duhet të shohim se çka kërkon trajneri dhe të ndjekim planin e idetë e tij. Na duhet kjo ndeshje, pasi luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë me lojtarë që luajnë në klube të forta evropiane.

    Shpresoj të paraqesim në fushë atë që kërkon trajneri. Trajneri ka kërkuar nga ne që të fitojmë topin sa më afër golit të kundërshtarit në mënyrë që të kemi sa më shumë të shënimit”, deklaroi Rrahmani.
    Vlen të theksohet se interesimi për ta ndjekur këtë ndeshje është shumë i madh dhe kjo dëshmohet më së miri me faktin se të gjitha biletat janë shitur.
    “Puskas Arena” ka kapacitet prej 67 mijë e 215 ulëseve.

    Previous ArticleMPB: Mbi 15 persona merren në pyetje për vrasjen e mjekut në Shkup
    Next Article “EURO 2024”: Sot mësohen tre ekipet e fundit që do të udhëtojnë në Gjermani

    Related Posts

    Tri ndeshje sot në ‘Euro 2024’, vëmendja te ballafaqimi Holandë – Francë

    21/06/2024

    Euro 2024| Federata Serbe: UEFA të dënojë Shqipërinë dhe Kroacinë, ose nuk marrim pjesë në Europian

    20/06/2024

    Euro 2024| Spanja e Italia për të shkruar historinë

    20/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.