Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë
    BOTA

    Këshilli i Sigurimit pritet të votojë për rezolutën për armëpushim në Gazë

    22/03/2024
    Facebook Twitter Email

    Shtetet e Bashkuara, që vazhdimisht kanë bllokuar thirrjet për armëpushim në Gazë, do të dorëzojnë të premten një draft-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, përderisa Rusia po shtyn përpara kërkesa edhe më eksplicite për paqe.

    Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor, SHBA-ja vazhdimisht ka përdorur veton në Këshillin e Sigurimit për të bllokuar rezolutat e propozuara që bënin thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën palestineze.

    Pas vetos së fundit të vendosur nga Uashingtoni në fund të shkurtit, zyrtarët amerikanë kanë negociuar për një tekst alternativ të një drafti, duke u përqendruar në mbështetjen e përpjekjeve diplomatike që po zhvillohen për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor në këmbim të lirimit të pengjeve.

    Në versionin e fundit, të cilin e ka parë AFP-ja, theksohet “nevoja për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm për të mbrojtur civilët në të gjitha palët, lejimi i dërgimit të ndihmës thelbësore humanitare dhe lehtësimi i vuajtjes”. Në tekst po ashtu bëhet thirrje për mbështetjen “e përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim në lidhje me lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura”.

    Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se rezoluta e fundit dërgon “një sinjal të fuqishëm”. Rezoluta “bën thirrje për një armëpushim të lidhur me lirimin e të gjitha pengjeve dhe ne shpresojmë shumë që shtetet do ta mbështesin atë”, tha Blinken gjatë vizitës në Arabinë Saudite. Megjithatë, në tekstin e rezolutës në mënyrë eksplicite nuk përdoret termin “bëjmë thirrje”, por aty thuhet se një armëpushim është imperativ, dhe sipas Rusisë, ky është një formulim i dobët.

    “Ne nuk jemi të kënaqur me asgjë që nuk bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, tha zëvendësambasadori rus në OKB, Dmitry Polyanskiy.

    Sipas burimeve diplomatike të AFP-së, SHBA-ja ka vota të mjaftueshme për të kaluar draft-rezolutën (të paktën nëntë vota nga 15 anëtarë të Këshillit), por ekziston mundësia që Rusia të vendosë veto. Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se është “optimiste” se rezoluta do të miratohet.

    Përveç armëpushimit, në tekst po ashtu “hidhet poshtë çdo përpjekje për ndryshime demografike apo territoriale në Gazë” dhe po ashtu dënohen “të gjitha aktet e terrorizmit, përfshirë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit”.

    Nëse miratohet, kjo do të ishte hera e parë që Këshilli i Sigurimit në mënyrë specifike do të dënonte sulmet e Hamasit, gjatë të cilave u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë.

    Në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit, Izraeli po kryen një ofensivë tokësore dhe ajrore në Gazë, ku janë vrarë pothuajse 32.000 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë territor të udhëhequr nga Hamasi. Dy rezoltua humanitare që janë miratuar në Këshillin e Sigurimit, por edhe ato në Asamblenë e Përgjithshme, nuk kanë përmendur Hamasin, gjë që është kritikuar nga Izraeli. /REL

    Previous Article“Lindi fëmija dhe pastaj u ndamë me partnerin”/ Ish-banorja e Big Brother VIP në një rrëfim për jetën: Kishim prespektiva të ndryshme, i dhamë fund lidhjes sepse…
    Next Article Numër rekord i aeroplanëve kinezë të “detektuar” rreth Tajvanit – thotë Ministria e Mbrojtjes në Taipei

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.